Bota 15 July 2025, 21:11 Nga VNA

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

Ndaje në Whatsapp
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë,

Sulmet izraelite gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të së martës i kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Një nga sulmet në kampin e refugjatëve Shati në veri vrau një anëtar 68-vjeçar të Hamasit që ishte pjesë e legjislaturës palestineze, si dhe një burrë e grua dhe gjashtë fëmijët e tyre që po strehoheshin në të njëjtën ndërtesë, sipas zyrtarëve nga Spitali Shifa, ku u dërguan viktimat.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera.

Një nga sulmet më vdekjeprurëse goditi një shtëpi në lagjen Tel al-Hava të qytetit të Gazës të hënën në mbrëmje, duke vrarë 19 anëtarë të një familjeje që jetonin atje, sipas Spitalit Shifa. Viktimat përfshijnë tetë gra dhe gjashtë fëmijë.

Një tjetër sulm goditi një tendë ku strehoheshin të zhvendosur në të njëjtën lagje, duke vrarë një burrë e grua dhe dy fëmijët e tyre.

Ushtria izraelite nuk i ka komentuar deri tani këto sulme.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë raportoi të martën pasdite se trupat e 93 personave të vrarë nga sulmet izraelite janë sjellë në spitalet e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, së bashku me 278 të plagosur.

Politikani i Hamasit i vrarë në një nga sulmet e së martës në mëngjes, Mohammed Faraj al-Ghoul, ishte anëtar i bllokut përfaqësues të Hamasit që fitoi vende në Këshillin Legjislativ Palestinez në zgjedhjet e fundit të mbajtura mes palestinezëve në vitin 2006.

Hamas fitoi shumicën në ato zgjedhje, por marrëdhëniet me fraksionin kryesor Fatah - i cili kishte udhëhequr prej kohësh Autoritetin Palestinez - u përkeqësuan dhe përfunduan me marrjen e kontrollit të Gazës nga Hamasi në vitin 2007. Këshilli legjislativ nuk është mbledhur zyrtarisht më prej atëherë.

Ushtria izraelite thotë se i shënjestron vetëm militantët dhe përpiqet ta shmangë dëmtimin e civilëve. Ajo e fajëson Hamasin për vdekjet e civilëve pasi militantët veprojnë në zona me popullsi të dendur.

Por, ushtria izraelite godet çdo ditë shtëpi dhe strehimore ku jetojnë njerëz, shpesh pa paralajmërim apo shpjegim të objektivit.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë.

Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve të mëparshme.

Prej atëherë, lufta e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 58.000 palestinezë, mbi gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./REL

 

 

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme