Sociale 25 July 2024, 13:29 Nga VNA

Ngadalësohet turizmi, hyrjet e shtetasve të huaj në qershor shënojnë rritjen më të ulët të këtij viti

Ndaje në Whatsapp
Ngadalësohet turizmi, hyrjet e shtetasve të huaj në qershor

Ritmet e rritjes së hyrjeve të shtetasve të huaj në vend në muajin qershor janë ngadalësuar në krahasim me muajt e mëparshëm. Të dhënat e publikuara nga INSTAT bënë të ditur se në vend në qershor hynë gjithsej 1.24 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 23.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viit më parë. Një muaj më parë, në maj, hyrjet e të huajve ishin rritur me 38%. Rekordin për këtë vit e mban shkurti, me një zgjerim prej 55%, në një tregues se turizmi po shtrihet përgjatë gjithë vitit, teksa vendi po tërheq gjithnjë e më shumë udhëtarë të interesuar jo më vetëm për detin, por edhe për historinë, kulturën, kulinarinë. Për periudhën janar- qershor, hyrjet e shtetasve në vend janë rritur me 34%, nga 38% që ishte zgjerimi për 5 mujorin. Dy vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar periudhën më të mirë historike për turizmin, me hyrjet e shtetasve të huaj që i arritën 10 milionë në 2023. Tendenca pozitive ka vijuar edhe këtë vit, por me fillimin e verës rritja e çmimeve duket se ka frenuar disi të huajt që në Shqipëri vijnë kryesisht për shkak se vendi reklamohet si një destinacion i lirë.

Marre nga Monitor

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme