Sociale 25 Korrik 2024, 11:16 Nga VNA

Ozempic- ilaçi “magjik” që dobëson por që mund të jetë rrezik për jetën. Si dhe kur mund të përdoret. Shpjegimi shkencor nga doktoreshë Silvana Shametaj Ruli

Ndaje në Whatsapp
Ozempic- ilaçi “magjik” që dobëson por që mund

Shumë personazhe botërore, por dhe shumë shqiptarë kanë nisur ta reklamojnë ozempic si "ilacin magjik" që dobëson menjëhere, në mënyrë të thjeshtë dhe pa mundime. Por, se cfarë është ozempic, si ndikon në humbjen e peshës, por dhe efektet anësore të këtij ilaçi që tashmë është bërë viral dhe në rrjetet sociale për efektin e shpejtë që jep do të na sqarojë më shumë Doktoresha Silvana Shametaj Ruli eksperte ne semundjet e brendshme në Spitalin Shtetëror në Republikën e San Marinos.

Cfarë është ozempik?

A ekzistojnë në treg forma të ndryshme apo prodhime të pakontrolluara të këtij medikamenti?

Duke u përpjekur të flas në mënyrë sa me të thjeshtë dhe të kuptueshme mendoj se lexuesit, te cilet mund të jenë edhe pjesa më e madhe e përdoruesve të Ozempic duhet të informohen saktë për të qënë më të vetëdijshëm në zgjedhjet e tyre.

Semaglutide ( principi aktiv i Ozempic) dhe Wegovy janë molekula farmakologjike të aprovuara nga FDA për trajtimin e Diabetit të tipit Il. Aktualisht ne treg është edhe Zepbound (tirzepatide) me emër komercial të më parshëm Mounjaro. Këto molekula bëjnë pjesë në grupin e medikamenteve të quajtura antagonist të receptorit GPL1 (GLP-1RA) (glucagon like peptide 1). Ozempic imiton veprimin e GLP-1 një hormon që stimulon prodhimin e insulines dhe bllokon prodhimin e glukagonit, substancë që sjell rritjen e nivelit tësheqerit në gjak. GLP 1 prodhohet zakonisht pas ngrënies dhe ka gjithashtu një funksion tjetër të rëndësishëm, atë të përcjelljes së perceptimit të sensacionit të ngopjes në tru.

Molekulat që shfrytëzojne këto mekanizma të ngjashëm, bëjnëtë mundur që të hamë më pak. Në të njëjten kohë, ato veprojnë duke rritur kohën e qëndrimit të ushqimit në stomak duke sjellë keshtu një dëshire më të ulur për të ngrënë pasi ngadalësojne të gjitha proceset e tretjes.

Megjithese është duke u folur gjeresisht vetëm këto kohet e fundit. Semaglutidi është molekule qe ka shume vite që përdoret për trajtimin e pacientëve diabetik dhe është aprovuarnga FDA që në 2005 me emrin komercial Ozempic.

Përdorimi i Ozempic për rënien në peshë për pacientët jo diabetik është ende "off label " .

Vetëm tre vite më parë Novo Nordisk kerkoi autorizimin e Wegovy me dozë më të lartë për trajtimin e pacienteve obeze dhe në 2021 u autorizua perdorimi në SHBA. Në vitin 2022 u autorizua përdorimi i Wegovy për rënien në peshë tek pazienet obezë me BMI > 30, 0 kg/m2 edhe në UE.

Semaglutidi jep një humbje rreth 15% te peshës trupore në përdorimin kostant të rregullt për 14-16 muaj. Mbajtja e këtij rezultati është e lidhur drejte per drejte me veprimin e terapisë dhe me ndalimin e saj rezultati humbet. Tek pacientet diabetik, humbja e peshës ka nje efekt pozitiv ne trajtimin e sëmundjeve të lidhura me mbi peshën si ato kardiovaskolare, metabolike, nefrologjike etc. Reduktimi i peshes ka nje ndikim pozitiv ne uljen e vdekshmerise se lidhur me keto semundje.

A rrezikojne këto mënyra të pakontrolluara nga mjekët, të prezantuara në rrjetet sociale jetën e qytetarëve?

Ozempic u bë i famshëm, se bashku me substanca te tjera aktive qe kurojne obesitetin kur miliaderi Elton Musk la të kuptohejqë perdorte këto molekula bashke me regjimin e "digiunno intermitente" duke i hapur rrugën një kërkese të pa precedent ndaj këtyre molekulave. Gjithashtu shumë video me mbi 200 milione vizualizime në TIK TOK nga figura te njohura shpjegonin në rrjetet sociale efektin e përdorimit të tyre, sollën nje valë gjigande mode të perdorimit jo racional dhe te pavarur madje edhe nga individe jo obeze, për të humbur peshë duke e përdorur si një zgjidhje të pa mundimshme e të shpejtë në vend të nje stili jete korrekte e të shendetshme.

Kjo kërkese e madhe shpesh here kalon jashtë kanaleve zyrtare duke porositur medikamentin edhe online nga site aspak të besueshëm. Është tashme nje fakt i njohur qe përdorimi i këtyre terapive, shpesh here behet pa asnje kontrolll mjekesor pa marrë parasysh të gjitha rreziqet që lidhen me përdorimin e një principi aktiv që mund të sjelli reaksione të padëshiruara e efekte anësore edhe të rënda.

Cfare efektesh dytësore mund të ketë përdorimi i tij?

Vjellje, cefalea, hipoglicemia, hipertensioni, diarrea ose costipacioni dhimbje barku, stomaku, vertigo e ndjenja e lodhjes janë disa nga efektet e padëshiruara më pak të rëndesishme e me te zakonshme te perdorimit.

Raste të pankreatit akut, parezes se stomakut, shfaqja e medimeve vetëvrasëse ose autolezioniste, si dhe neuropatia optike iskemike anteriore jo arteritike (NAION) që mund të coje edhe ne verbim, janë evidentuar në pacientet që përdorin Ozempic.

Në një studim me rreth 16.827 personave eshte treguar një rrezik potencial i shtuar per NAION tek ata që përdorin Ozempic

A mund të konsiderohet obeziteti si sëmundja e këtij shekulli?

Obeziteti aktualisht është në një perhapje globale me permasa epidemike, me rreth 4 milione vdekje në vit. Përqindjet e individeve obeze e mbi peshë eshte gjithmone ne rritje si tek fëmijet, adoleshentet dhe te rriturit duke arritur një rritje rreth 20% në nivel global.

Ështe semundja e mirëqenies së pakulturuar.

Ështe patollogji e lidhur drejteperdrejte me një nivel të ulur shkencor dhe intelektual, me një stil jete moderne sedentare, me përdorimin e ushqimeve hiperkalorike të pasura me karboidrate e yndyrna të zakonshme në shoqëritë e industrializuara.

Njihen të pakten 13 forma tumorale të studiuara të lidhuran gushtë me obezitetin. MASLD është njëra prej tyre . Sipas studimeve te kryera , tashmë është i njohur edhe fakti që një nga faktoret e vdekshmërisë gjatë pandemisë Sars Cov 2 ishte mbipesha.

Impakti negativ, përvec patollogjive organike, është i lidhur dhe me aspektin psikologjik permes diskriminimit e stigmatizimit social.

Sipas jush cilat jane mënyrat më të mira për të humburpeshë?

Perqasja e parë e mjekut me patollogjinë e mbipeshës dhe te gjitha rreziqet që ajo sjell, duhet të jetë ndryshimi i stilit të jeteses duke modifikuar mënyrën e të ushqyerit e rritjen e aktivitetit fizik të vazhdueshëm.

Megjithate eshet e kuptueshme qe ne shumicën e rasteve deshtohet pasi rezultatet evidente kerkojne me shume kohe e sakrifica.

Me qenë rrugët e lehta dhe të drejta nuk kanë prodhuar kurre pilot eksperte, edhe në këtë rast ndodh që mungesa e profesionalizmit dhe dëshira per te arritur nje rezultat te menjehershem,të zgjidhet ne menyren me pak te sakte.

Si do qe të duam të përballemi me problemin, kur është e nevojshme përdorimi i terapive farmakologjike , është e pa diskutueshme që ato duhet të këshillohen nga specialistëtet e fushës të cilët mbajnë pacientët në kontroll të vazhdueshëm për të parandaluar e trajtuar cdo efekt të mundshëm të pa deshiruar të terapive.

Nqs përdorimi i këtyre molekulave do të ndihmonte nëpërmiresimin e parametrave klinik të pacientëve me nevojë, ky përdorim, duhet të jetë i suportuar nga një kërkese e vazhdueshme nga ne mjekët për të zbatuar cdo pretendim për seriozitet dhe kujdes nga ana e pacientit si në përdorimin, ashtu edhe në nderpjerjen apo edhe ne evitimin e mos përdorimin e tyre.

Video

Mëngjesin e kësaj të premteje kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Konkretisht, në aksin rrugor Boboshticë–Dardhë, autoritetet rrugore kanë nisur pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe hedhjen e kripës. Aktualisht nuk raportohen akse rrugore të bllokuara apo të cilat kalohen me vështirësi për qarkullimin. Sipas Prefekturës së Korçës, qarkullimi është normal në të gjitha akset kryesore të qarkut.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur dy persona vjedhin një bankomat (ATM) nga brenda një dyqani në Teksas. Në video shihet se njëri prej tyre lidh bankomatin me një litar, ndërsa tjetri qëndron jashtë dyqanit dhe e lidh litarin me një automjet. Kur automjeti niset me shpejtësi, bankomati shkulet nga vendi, duke shkaktuar dëme të mëdha në ambientet e dyqanit. Policia e White Settlement ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes. Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Cakranit. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes dhe një Peugeot. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit drejtuesi i mjetit Peugeot, shtetasi O. M., rreth 19 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër ka pësuar dëmtime të lehta dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, si dhe një mjet zjarrfikës, për normalizimin e trafikut dhe pastrimin e rrugës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Vetëm një ditë ka zgjatur paraburgimi për presidentin e klubit të futbollit të Fenerbahçes në Turqi, Sadettin Saran. Ai u lirua nga gjykata, pak pasi përfundoi dëshminë, në kuadër të hetimit për gjurmët e kokainës të gjetura në flokët e tij, si dhe për çështjen e përgjithshme të drogës në të cilën dyshohet se është i përfshirë. Udhëheqësi administrativ i klubit “Kanarinat e Verdha”, siç quhet me nofkën skuadra nga Stambolli, ka siguruar lirimin nga paraburgimi me kushte kufizuese, pasi do të jetë nën mbikëqyrje gjyqësore, sipas vendimit të gjykatës kompetente. Kështu, në mesditën e së enjtes, më 25 dhjetor, ai u kthye në zyrat e klubit me kolegët e tij, për të gjetur dhjetëra tifozë të Fenerbahçes të mbledhur atje për ta mirëpritur dhe mbështetur. Pamjet u bënë virale teksa Saran u përlot, i prekur nga mbështetja e tifozëve pas përvojës së keqe që kaloi me arrestimin e tij, në momentin që po hynte në zyrë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme