Sociale 20 July 2024, 19:24 Nga VNA

80 vite nga ekzekutimi i klerikut Atë Lekë Luli, ja si e justifikuan komunistët

Ndaje në Whatsapp
80 vite nga ekzekutimi i klerikut Atë Lekë Luli, ja si e justifikuan

Nga Kastriot Dervishi

Batalioni komunist "Perlat Rexhepi" vrau dhe dogji Atë Lekë Lulin. 80 vjet nga ngjarja.

Më 16 korrik 1944, Atë Leka udhëtoi nga Kastrati i Malësisë së Madhe në Tropojë për të marrë pjesë në një mbledhje të forcave politike.

Komunistët e justifikuan vrasjen sikur ndodhi nga shkaku se kleriku ishte "ndërlidhës midis gjermanëve dhe britanikëve". Partizani vrasës kryesor, e ka përshkruar në këtë mënyrë krimin makabër:

"Vrasja u krye në pyllin e errët të Valbonës. Patër Lekë Luli ish dërguar nga armiku i popullit Abaz Kupi që të lidhte veprimet e Gani Kryeziut me reaksionin e Dukagjinit dhe me partitë e tjera reaksionare të Lumës e të Mirditës për të ndaluar forcat e ushtrisë NÇL për çlirimin e krahinave të veriut.

Kufoma e tradhtarit të popullit Patër Lekë Luli u vu në zjarr të madh ku iu dogjën edhe eshtrat. Më vonë, shkuan 100 reaksionarë të shtyrë nga kleri reaksionar i Shkodrës për t’i gjetur shenjat, por pluhuri i tij ishte zhdukur”.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme