Sociale 17 Korrik 2024, 10:04 Nga VNA

Pronari i "Kulla Hupi" akuzon Eni Cobanin: Më bëri gjyq publik pse nuk pranova "gjyqin e saj për show"

Ndaje në Whatsapp
Pronari i "Kulla Hupi" akuzon Eni Cobanin: Më bëri gjyq

Kulla Hupi në Bulqizë është shpallur monument kulture që në vitin 1977 për shkak të veçorive që ajo ka dhe është nën pronësi të Genti Hupit.

Pranë kësaj kulle Julian Hupi prej disa kohësh ka një bujtinë që quhet Kulla Hupi dhe këtu nisi debati ku në mes u fut dhe ndërmjetësja Eni Çobani e cila hedh akuza ndaj Julianit.

Genti Hupi në studion e ndërmjetëses Eni Çobani ndan shqetësimin se fqinji ka të njëjtin mbiemër dhe në rrjetet sociale reklamon pronën e tij (monument kulture)  si kulla Hupi për qëllime biznesi.

Genti Hupi akuzon se biznesi tjetër përdor fotot, togfjalëshin “kulla Hupi”, ka marrë pjesë të monumentit për t’i vendosur në bujtinën e tij ndërkohë që bashkia Bulqizë nuk ka ndërmarrë asnjë masë.

Reagim pas emisionit ka bërë Julin Hupi i cili shkruan "U shokova kur dëgjova një sulm që kishte bërë ndaj biznesit tim familjar Eni Çobani, që bën një program në Televizionin Klan ditën e diel. Më kishte bërë një gjyq në mungesë. S’kishte lënë akuzë pa bërë, deri sa në fund më akuzonte se kam shkelur Ligjin Tregtar dhe Kodin Penal. Sepse ju atje në televizone mund të thoni ç’të doni, ndërsa kur ne që punojmë nga 18 orë në ditë, kur tentojmë të mbrohemi, quhet kërcënim! Meqë unë refuzova gjyqin televiziv, u gjenda nën një monolog-agresiv të zonjës, duke iu drejtuar kameras në mënyrë të paprecedentë: “Shqiptarë, kjo nuk është Kulla Hupi."

Julin Hupi shpjegon se mban të njejtin mbiemër dhe njësoj si Genti ka trashëguar një objekt që e quan Kulle dhe i drejtohet Çobanit

Ju më kërkoni llogari mua pse e quaj kullën time “Kulla HUPI”?

Po si ta quaj, Kulla Çobani? Apo mos ta quaj kullë fare, ta quaj supermarket? Apo PUB, diskotekë, si mendon ti zonjë?

Ai shton se kulla e bashkëfshatarit dhe bashkëkushëririt  Genti Hupi është edhe monument kulture, dhe ky është ndryshimi.

"Unë do të isha i kënaqur që edhe ajo ti shërbente turizmit të zonës tonë të varfër. Unë nuk ia kam marrë këtë status. Bile jam i lumtur që nuk e kam monument kulture, pasi të ndërhysh në një objekt-monument kulture është odise më vete." thote Julin Hupi i cili nuk pranon të bëhet pjesë e showt televiziv të Eni Çobanit dhe thotë se problemet do i zgjidh ne gjyqin e shtetit

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme