Sociale 16 Korrik 2024, 10:29 Nga VNA

Tregu vuan për punonjës, por një e katërta e të rinjve 15-29 vjeç, as në punë, as në shkollë më 2023

Ndaje në Whatsapp
Tregu vuan për punonjës, por një e katërta e të rinjve

Tregu i punës shfaqi kërkesë të lartë për punonjës dy vitet e fundit, por ende një e katërta e të rinjve 15-29 vjeç nuk janë as në punë, as në shkollë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se vitin e kaluar 24.6% e të rinjve nga 15-29 vjeç po shpenzonin kohën kot pasi as nuk po punonin dhe as nuk po shkolloheshin, apo po ndiqnin ndonjë trajnim. Treguesi qëndroi i lartë edhe më 2023 me rënie 0.6 pikë për qind në raport me vitin 2022, në një kohë që bizneset po konsiderojnë mungesën e punonjësve si shqetësimin kryesor për ecurinë e aktivitetet.

Të grupuara sipas nivelit arsimor, të rinjtë me arsim të mesëm kanë një nivel të lartë të mungesës së angazhimit. Të dhënat tregojnë se 28.6% e të rinjve deri në 29 vjeç me shkollë të mesme nuk ishin në punë dhe as nuk po ndiqnin ndonjë nivel tjetër të arsimit dhe trajnimit. Në vitin 2023 përqindja e të rinjve me arsim te mesëm as në punë dhe as në shkollë u rrit me tej me 1 pikë %.

Gjithashtu të rinjtë me arsim 8-9-vjeçar të paangazhuar me asgjë pësuan rritje më 2023. Të rinjtë në këtë nivel arsimi, që nuk janë as në punë as në shkollë, ishin 22.9% nga 21.9% që ishim më 2022.

Treguesi i “dembelizmit” duket se shënoi përmirësim të fortë tek të rinjtë deri ne 29 vjeç me arsim të lartë, të cilët në vitin 2023 përbenin 21.2% nga 27% që ishin në vitin 2022.

Në totalin e të rinjve e grup moshës 15-29 vjeç as në punë dhe as në shkollë (24.6%) rreth 49,4 % e tyre janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (2,0 %), duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (13,4 %), ose për arsye të tjera (35,3 %).

Duke analizuar të rinjtë, të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (60.9 % e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa tek femrat kjo përqindje është 39,0 %).

Gjatë vitit 2023, numri i të papunëve në Shqipëri është 158.801 persona. Shkalla zyrtare e papunësisë është 10,7% dhe u ul me 0,2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2022. Shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 10,5 % dhe për femrat është 10,9 %. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 15-24 vjeç është shumë me lartë në 25,6 %. Krahasuar me vitin paraardhës, shkalla e papunësisë për këtë grupmoshë u rrit me 0,7 pikë përqindje.

Personat e papunë, prej një viti a më shumë, përbëjnë 71,2% të të papunëve gjithsej. Krahasuar me vitin e mëparshëm, pesha që zënë të papunët afatgjatë në papunësinë gjithsej është rritur me 4,3 pikë përqindje. Duke analizuar shkallën e papunësisë, sipas nivelit arsimor në vitin 2023, vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë për personat me arsim të mesëm (12,7%), ndjekur nga ata me arsim 8-9-vjeçar

Marre nga Monitor

Video

Kolonë e paligjshëm izraelitë, të cilët ishin maskuar, vranë një palestinez dhe plagosën dy banorë me armë zjarri në fshatin Kusra, në jug të Nablusit, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze. Dëshmitarët thanë se sulmuesit hodhën gurë drejt shtëpive dhe automjeteve, thyen xhamat dhe u përpoqën të hynin në banesa gjatë sulmit.

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme