Sociale 16 July 2024, 18:06 Nga VNA

Temperaturat e larta/ Qeveria merr masa qesharake, harron punëtorët në ndërtim

Ndaje në Whatsapp
Temperaturat e larta/ Qeveria merr masa qesharake, harron punëtorët

Qeveria ka marrë vendim për reduktimin e orareve të punës së administratës, për shkak të temperaturave të larta të ditëve të fundit. Parashikohet që me vendimin e nesërm, orari i punës së administratës do të jetë nga 9.30 deri 15.30 të premten 9.30-13:00.

Në fakt vendosja e kësaj fashe orare është krejt pa kuptim, pasi fiks në pikun e të nxehtit qeveria detyron punonjësit që të jenë në punë. Por edhe për kaq qeveria duket se ka vënë dorën në zemër veç për administratën. Ndërkohë punëtorët që punojnë në ndërtim, në të nxehtin përvëlues dhe që janë më të ekspozuar ndaj vapës, qeveria i lë në punë.

Për të kuptuar seriozitetin e masave të qeverisë, mjafton që të bëjmë një krahasim me masat që ka marrë qeveria e Kosovës, e cila një vendim të tillë e ka marrë që para 4 ditësh.

Vendimi i qeverisë së Kosovës thoshte që gratë shtatzëna duhet të lirohen nga puna gjatë shtatë ditëve të ardhshme, ose duhet t’u mundësohet të punojnë nga shtëpitë e tyre. Gjithashtu edhe punëtorët me sëmundje kronike duhet të punojnë me orar të shkurtuar, deri në katër orë në ditë. Ndërsa ndalonte punën në ndërtim në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në orën 17:00, në të gjithë territorin e vendit, pra në orarin kur është dhe piku i vapës. Të njëjtat masa ka marë dhe qeveria e Greqisë.

Burimet thonë se vendimi i qeverisë pritet të dalë nesër. E nëse dikush nga ata që merret me këtë cështje na lexon kemi një këshille: mos u lodhni shumë të gjeni zgjidhje, shihni ç’ka bërë qeveria e Kosovës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme