Sociale 22 Korrik 2024, 09:17 Nga VNA

Të rinjtë dembelë zëvendësohen nga pensionistët, 16% e personave mbi 65 vjeç punojnë

Ndaje në Whatsapp
Të rinjtë dembelë zëvendësohen nga pensionistët,

Vit pas viti, punësimi e pensionistëve po vjen në rritje si një nevojë për të mbuluar hendekun e lënë bosh në tregun e punës nga të rinjtë.

Në vitin 2023, mbi 16% e personave mbi 65 vjeç ishin të punësuar sipas të dhënave nga Anketa e Forcave të Punës të INSTAT.

Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur, shkalla e punësimit te personat në moshë pensioni ka ardhur në rritje gjatë dekadës së fundit, nga 8.6% më 2015 në 16.3% në vitin 2023.

Punësimi i moshave të vjetra po vjen në një kohë që papunësia tek të rinjtë në të njëjtën periudhë është rritur. Shkalla e papunësisë për grupmoshën 15-24 vjeç në vitin 2023 është shumë e lartë në 25,6 %.

Në vitin 2023, të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç, të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 24,6% të të rinjve gjithsej.

Ekspertët e tregut të punës pohojnë se të moshuarit në moshë pensioni mbulojnë nevoja të bizneseve që zakonisht nuk preferohen nga të rinjtë si roje të objekteve private dhe profesione që nuk kërkojnë shumë aftësi dhe energji po mbulohen nga moshat e vjetra.

Nga ana tjetër, pagesat e ulëta ndaj pensioneve të pleqërisë po nxisin gjithnjë e më shumë të moshuar të punojnë për të plotësuar nevojat.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se të moshuarit me shkollë të mesme kishin përqindjen më të lartë të rritjes së punësimit, të ndjekur nga ata me arsim të 8-vjeçar dhe në fund ata me arsim të lartë.

Por rritjen më të madhe vjetore në punësim e kishin pensionistët me arsim të lartë me 6,2 pikë për qind brenda vitit.

Për shkak të mangësive në disa profesione shumë punonjës të punësuar në sektorët e shëndetësie dhe arsimit punojnë edhe pas pensionit.

Mungesa e punonjësve tashme ka prekur edhe sektorin shtetëror dhe funksionet e shërbimeve. Në disa rajone të vendit si në Jug dhe në Veri shumë shkolla kanë mungesa me mësues të profileve në lëndët kryesore, teksa në spitale punojnë mjekë në pension që më parë kishin punuar në Tiranë.

Gati 82 mijë persona mbi 64 vjeç ishin në punë në tetor-dhjetor 2023, nga 54,5 mijë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Ka një tendencë vitet e fundit se kur bie punësimi i të rinjve ka më shumë të punësuar mes pensionistëve.

Marre nga Monitor

Video

Mëngjesin e kësaj të premteje kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Konkretisht, në aksin rrugor Boboshticë–Dardhë, autoritetet rrugore kanë nisur pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe hedhjen e kripës. Aktualisht nuk raportohen akse rrugore të bllokuara apo të cilat kalohen me vështirësi për qarkullimin. Sipas Prefekturës së Korçës, qarkullimi është normal në të gjitha akset kryesore të qarkut.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur dy persona vjedhin një bankomat (ATM) nga brenda një dyqani në Teksas. Në video shihet se njëri prej tyre lidh bankomatin me një litar, ndërsa tjetri qëndron jashtë dyqanit dhe e lidh litarin me një automjet. Kur automjeti niset me shpejtësi, bankomati shkulet nga vendi, duke shkaktuar dëme të mëdha në ambientet e dyqanit. Policia e White Settlement ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes. Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Cakranit. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes dhe një Peugeot. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit drejtuesi i mjetit Peugeot, shtetasi O. M., rreth 19 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër ka pësuar dëmtime të lehta dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, si dhe një mjet zjarrfikës, për normalizimin e trafikut dhe pastrimin e rrugës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Vetëm një ditë ka zgjatur paraburgimi për presidentin e klubit të futbollit të Fenerbahçes në Turqi, Sadettin Saran. Ai u lirua nga gjykata, pak pasi përfundoi dëshminë, në kuadër të hetimit për gjurmët e kokainës të gjetura në flokët e tij, si dhe për çështjen e përgjithshme të drogës në të cilën dyshohet se është i përfshirë. Udhëheqësi administrativ i klubit “Kanarinat e Verdha”, siç quhet me nofkën skuadra nga Stambolli, ka siguruar lirimin nga paraburgimi me kushte kufizuese, pasi do të jetë nën mbikëqyrje gjyqësore, sipas vendimit të gjykatës kompetente. Kështu, në mesditën e së enjtes, më 25 dhjetor, ai u kthye në zyrat e klubit me kolegët e tij, për të gjetur dhjetëra tifozë të Fenerbahçes të mbledhur atje për ta mirëpritur dhe mbështetur. Pamjet u bënë virale teksa Saran u përlot, i prekur nga mbështetja e tifozëve pas përvojës së keqe që kaloi me arrestimin e tij, në momentin që po hynte në zyrë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme