Sociale 24 July 2024, 19:50 Nga VNA

Protesta tek rrethrrotullimi i Thumanës/ Qytetarët e Kujës dhe Fushë Krujës kërkojnë akses në autostradën Thumanë-Kashar, përplasen me policinë

Ndaje në Whatsapp

Qytetarët e Fushë Krujës dhe të Krujës kanë protestuar sërish ditën e sotme tek rrethrrotullimi i Thumanës, për arsyen nuk kanë një hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar.

Pasi nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga instituicionet përkatëse, qytetarët u mblodhën sërish sot për të bllokuar për 30 minuta të dyja krahët e autostradës, duke bërë që edhe qarkullimi i makinave të jetë i pamundur për pak kohë.

Pas kësaj, ka ndërhyrë policia, e cila është përplasur me protestuesit. Efektivët e shumtë në numër kanë hedhur edhe gaz lotsjellës, për të shpërndarë protestuesit.

Qytetarët e Krujës dhe Fushë Krujës kërkojnë hyrje-dalje me autostradën dhe dëmshpërblim të drejtë për prishjen e shtëpive dhe bizneseve.

Ndërkohë në mbështetje të tyre nuk është parë forca më e madhe opozitare Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme