Bota 16 Prill 2025, 12:17 Nga VNA

Nga Serbia në Strasburg -  1.400 kilometra me me biçikletë

Ndaje në Whatsapp
Nga Serbia në Strasburg -  1.400 kilometra me me biçikletë

Një tubim i serbëve të diasporës që mbështesin kërkesat e studentëve në Serbi filloi në orët e para të pasdites të martën (15.04.) në Sheshin Kleber në Strasburg. Atyre iu bashkuan një numër i madh i bashkëmendimtarëve nga Serbia, të cilët mirëpritën studentët çiklistë nga Beogradi, të cilët protestojnë prej muajsh dhe synojnë të bëjnë xhiron e institucioneve evropiane si Këshilli i EvropësdheParlamenti Evropian në Strasburg.

Për studentët ishin përgatitur edhe zërime për fjalime si dhe stenda të shumta me ushqime e pije për çiklistët që kanë kaluar një rrugë shumë të gjatë nga Serbia në Strasburg. Për mbajtjen e rendit kujdeseshin organizatorët, kryesisht vetë studentët, dhe njerëzit e mbledhur aty në shenjë mbështetjeje. Nga larg gjendjen e monitoronin dy grupe më të vogla policësh francezë.

Rreth orës 17:00, të mërkurën mbërritën çiklistë të shumtë nga vende të ndryshme në sheshin kryesor. Atje u mblodhën shumë njerëz në shenjë mbështetjeje të studentëve, nga vende të ndryshme perëndimore. Midis tyre kishte dhe grupe të vogla, të ardhura nga Danimarka e Zvicra, e kishte çiklistë edhe nga Holanda, Gjermania dhe vende të tjera. Një vijë kufizuese të çonte drejt skenës kryesore në shesh, kështu që çiklistët parakalonin nëpër një rrugë ku nga të dy anët ishin mbledhur njerëzit me shumë pankarata dhe flamujë. Sa i përket flamujve, organizatorët kërkuan që të valëviteshin vetëm flamujt e Serbisë dhe të fakulteteve apo qyteteve - asnjë tjetër nuk lejohej.

Të gjithë të pranishmit silleshin sikur këto të ishin demonstrata për diçka, jo kundër dikujt a diçkaje, megjithëse kishte shumë pankarta të vogla me variacione të ndryshme të shprehjes "Ko se lača mati" (ky është aludim për gabimet gjuhësore të kryeparlamentares serbeAna Brnabiq, e cila donte të thoshte: "Ko se mača lati", që në shqip do të thotë se "Ai që kap shpatën, nga shpata edhe vdes"). Nuk u dëgjua asnjë protestë kundër qeverisë aktuale serbe. Këto ishin demonstrata të shënuara me thirrje pozitive, jo negative. Ishin demonstrata për të shprehur pozitivitet e admirim e jo ​​zemërim. Për më tepër, ishte gjithashtu një pritje e madhe e përbashkët – për studentët me biçikleta që kishin udhëtuar 1.400 kilometra nëpër Evropë, për të tërhequr vëmendjen e institucioneve evropiane për nevojat e ndryshimeve në Serbi, si dhe për protestat që po mbahen me muaj të tërë atje. Ata janë të bindur se askush nuk mund t'i quajë të parëndësishme protestat më të mëdha që po mbahen në historinë moderne në Serbi.

Video

Një aksident masiv që përfshiu mbi 40 automjete ka ndodhur në autostradën I-75 në Detroit, Michigan (SHBA). Shkak i aksidentit është bërë një stuhi e papritur bore, e cila ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë dhe ka vështirësuar qarkullimin.

Mediat turke kanë shpërndarë pamje nga operacioni antiterror ku mbetën të vrarë tre efektivë policie, gjatë një aksioni kundër personave të dyshuar si anëtarë të ISIS në provincën Jalova, në veriperëndim të Turqisë. Sipas autoriteteve, të dyshuarit hapën zjarr ndaj policisë dhe si pasojë u vranë tre policë dhe u plagosën nëntë të tjerë. Nga pala tjetër, gjashtë persona të dyshuar si pjesëtarë të ISIS humbën jetën.

Mbërrijnë në Vlorë manikotat që do përdoren për të lidhur tubat kryesor. Nëse cdo gjë shkon mirë vlonjatët do lahen me ujë të ëmbël nesër.

Boksieri i njohur britanik, Anthony Joshua, ka shpëtuar nga një aksident i rëndë në një autostradë në Nigeri. Makina e tij u përplas me një kamion të parkuar, duke shkaktuar fatkeqësisht dy viktima. Nga pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet momenti kur disa njerëz e ndihmojnë boksierin të dalë nga makina.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme