Bota 16 April 2025, 08:56 Nga VNA

Qeveria e re gjermane bllokon zgjerimin e Bashkimit Europian

Ndaje në Whatsapp
Qeveria e re gjermane bllokon zgjerimin e Bashkimit Europian

  • Asnjë zgjerim i mëtejshëm i BE-së përderisa blloku ruan parimin e unanimitetit, thuhet në marrëveshjen e koalicionit gjerman

Marrëveshja mes konservatorëve dhe socialdemokratëve gjermanë, e arritur javën e kaluar, parashikon që qeveria e tyre e koalicionit do të kundërshtojë çdo zgjerim të mëtejshëm të Bashkimit Evropian, përveç nëse blloku heq dorë nga parimi i unanimitetit.

Unioni Kristian Demokrat (CDU) i qendrës së djathtë konservatore, së bashku me partinë motër bavareze Unioni Kristian Social (CSU), nënshkruan marrëveshjen e koalicionit me Partinë Socialdemokrate (SPD) më 9 prill. Në dokumentin që përmban mbi 140 faqe, vetëm katër fjali i kushtohen zgjerimit të Bashkimit Evropian. Marrëveshja shkruan: “Zgjerimi i BE-së dhe kapaciteti i saj për të përthithur anëtarë të rinj duhet të ecin paralelisht. Prandaj, na nevojitet konsolidim i brendshëm dhe reformë e BE-së, të paktën përpara zgjerimit të radhës, për të forcuar institucionet e saj.”

Marrëveshja thekson se si parimi i unanimitetit që kërkohet në disa raste po pengon tashmë aftësinë e bllokut për të zhvilluar politika: “Parimi i konsensusit në Këshillin Evropian nuk duhet të bëhet pengesë për marrjen e vendimeve. Kjo vlen në parim edhe për vendimet e tjera që ende kërkojnë unanimitet në Këshillin e BE-së.”

Këto katër fjali nuk kanë tërhequr shumë vëmendje deri më tani, ndonëse, sipas një artikulli të gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung të hënën nga Michael Martens, ato do të jenë kyçe për formësimin e politikës së jashtme të Berlinit në vitet e ardhshme.

Sipas Martens, kjo shënon një ndryshim në qëndrimin e Berlinit ndaj zgjerimit të BE-së dhe një pranimi publik se “paaftësia për të marrë vendime është pengesa kryesore për pranimin e vendeve të reja.”

Një anëtar, një veto

Me çdo shtet të ri anëtar që fiton të drejtën e vetos, vendimmarrja unanime do të bëhej e pamundur. Për shembull, anëtarësimi i Serbisë ka gjasa që të bllokojë çdo politikë të unifikuar kundër Kremlinit.

Siç thekson artikulli i FAZ, liderë të tjerë evropianë, si Emmanuel Macron, kanë paralajmëruar prej kohësh se zgjerimi i mëtejshëm do ta vështirësonte edhe më shumë vendimmarrjen, e cila edhe tani është e vështirë me 27 vende anëtare. Është e vështirë të imagjinohet se si do të funksiononte blloku nëse të gjitha shtetet aktuale kandidate do të anëtarësoheshin, duke e çuar numrin në 35.

Madje edhe heqja dorë nga parimi i unanimitetit duket e pamundur, pasi kjo vetë do të kërkonte unanimitet — diçka që, siç thekson Martens, qeveritë e mëparshme gjermane e kanë kuptuar prej kohësh, por kanë qenë të druajtura për ta pranuar hapur.

Në të njëjtën kohë, ai thekson se në pjesë të tjera të marrëveshjes, CDU, CSU dhe SPD pranojnë se pranimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), si dhe i Ukrainës dhe Moldavisë, është “i rëndësishëm” dhe “në interes të ndërsjellë” të këtyre vendeve dhe BE-së.

Për të anashkaluar problemin, Martens propozon një zgjidhje sipas së cilës vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE mund të kenë qasje në tregun e përbashkët pa marrë statusin e plotë të anëtarësimit, duke shmangur kështu problemet që vijnë nga dhënia e të drejtës së vetos për më shumë shtete.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme