Teknologji 19 September 2026, 20:35 Nga VNA

Nga robotët te 900 miliardë agjentë AI, si pritet të ndryshojë bota deri në vitin 2035

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvdfgbgbfgfgbbgbf.jpg

Inteligjenca artificiale pritet të kalojë gjatë dekadës së ardhshme nga chatbot-et dhe asistentët digjitalë në sisteme të afta të veprojnë, bashkëpunojnë dhe marrin vendime si në botën virtuale, ashtu edhe në atë fizike. Ky është vizioni i paraqitur nga Huawei në raportin “Intelligent World 2035”, i cili identifikon 10 zhvillime teknologjike që kompania parashikon se do të formësojnë dekadën e ardhshme.

Raporti, i hartuar pas më shumë se 200 workshop-eve dhe konsultimeve me mbi 100 ekspertë, studiues, klientë dhe partnerë, parashikon se një nga ndryshimet më të rëndësishme do të jetë kalimi i inteligjencës artificiale në botën fizike. Sistemet e së ardhmes pritet jo vetëm të përpunojnë informacion, por edhe të perceptojnë mjedisin, të kuptojnë situatat, të marrin vendime dhe të veprojnë.

Një rol qendror pritet të marrin të ashtuquajturit agjentë AI. Ndryshe nga chatbot-et e sotëm, këto sisteme mund të marrin një objektiv nga përdoruesi dhe më pas të planifikojnë e realizojnë vetë disa hapa për përmbushjen e tij. Huawei parashikon se agjentët mund të evoluojnë gradualisht në partnerë të njeriut në proceset e vendimmarrjes.

Ndryshime të mëdha priten edhe në programim. Zhvilluesit mund të përqendrohen gjithnjë e më shumë te arkitektura, inovacioni dhe zgjidhja e problemeve, ndërsa AI të marrë përsipër një pjesë të konsiderueshme të kodimit dhe ekzekutimit të detyrave. Komunikimi me pajisjet pritet gjithashtu të bëhet më natyral, përmes zërit, imazheve, gjesteve dhe komandave të zakonshme gjuhësore.

Raporti parashikon gjithashtu se mënyra tradicionale e përdorimit të aplikacioneve mund të ndryshojë. Në vend që përdoruesi të hapë veçmas aplikacione për pagesa, udhëtime, komunikim apo shërbime të tjera, një agjent AI mund t’i koordinojë ato automatikisht në sfond sipas kërkesës së përdoruesit.

Inteligjenca artificiale pritet të marrë edhe një “trup fizik”, përmes robotëve, automjeteve autonome dhe pajisjeve inteligjente. Sipas skenarit të Huawei, përparimet teknologjike mund të përshpejtojnë zhvillimin e automjeteve autonome të nivelit 4 ose më të lartë, ndërsa deri në vitin 2035 mbi 90% e familjeve në Kinë mund të kenë robotë inteligjentë.

Rritja e AI-së pritet të shoqërohet me një shpërthim të kërkesës për fuqi kompjuterike dhe ruajtje të të dhënave. Huawei projekton që kapaciteti global kompjuterik mund të jetë 100 mijë herë më i madh në vitin 2035 krahasuar me 2025, ndërsa kërkesa për ruajtjen e të dhënave të lidhura me AI mund të rritet deri në 500 herë.

Një prej parashikimeve më të forta të raportit lidhet me numrin e agjentëve inteligjentë. Deri në vitin 2035, rreth 9 miliardë njerëz mund të shërbehen nga 900 miliardë agjentë AI, ose teorikisht rreth 100 agjentë për çdo person. Kjo mund të sjellë krijimin e një forme të re interneti, të quajtur “Agentic Internet”, ku sisteme autonome do të komunikojnë në shkallë masive me njëri-tjetrin.

Por revolucioni teknologjik do të kërkojë edhe shumë më tepër energji. Sipas raportit, qendrat globale të të dhënave mund të konsumojnë rreth 1.5 trilion kilovat-orë energji elektrike në vit deri në 2035. Në të njëjtën kohë, AI pritet të ndihmojë në optimizimin e prodhimit dhe konsumit të energjisë.

Huawei parashikon se deri në fund të dekadës së ardhshme inteligjenca artificiale mund të përdoret nga më shumë se 85% e kompanive, ndërsa sistemet e bazuara në AI mund të rrisin produktivitetin deri në 60%. Ndikimi pritet të shtrihet nga shëndetësia dhe arsimi te industria, financat, energjia dhe logjistika.

Megjithatë, raporti nënvizon se transformimi sjell edhe sfida të mëdha, nga mbrojtja e privatësisë dhe siguria e të dhënave te ndikimi në tregun e punës, drejtësia e algoritmeve dhe kufijtë etikë të inteligjencës artificiale. Për këtë arsye, zhvillimi i teknologjisë, sipas dokumentit, duhet të ecë paralelisht me rregullimin, transparencën dhe krijimin e standardeve të përbashkëta.

Video

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir ka bërë deklarata të rënda dhe kërcënuese gjatë një vizite në një burg izraelit, ku iu drejtua të burgosurit palestinez Hassan Salameh. I rrethuar nga roje të armatosura, Ben-Gvir i tha: “Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj”, duke shtuar se dëshironte që ai të përjetonte “ferrin” në burg. Deklaratat vijnë në një klimë edhe më shqetësuese pas miratimit në mars të një ligji të mbështetur nga Ben-Gvir, i cili zgjeron përdorimin e dënimit me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për sulme vdekjeprurëse nga gjykatat ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kërcënimi i drejtpërdrejtë me vdekje nga një ministër ndaj një personi që ndodhet nën kontrollin e shtetit ka nxitur reagime dhe dënime nga pala palestineze.

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir ka bërë deklarata të rënda dhe kërcënuese gjatë një vizite në një burg izraelit, ku iu drejtua të burgosurit palestinez Hassan Salameh. I rrethuar nga roje të armatosura, Ben-Gvir i tha: “Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj”, duke shtuar se dëshironte që ai të përjetonte “ferrin” në burg. Deklaratat vijnë në një klimë edhe më shqetësuese pas miratimit në mars të një ligji të mbështetur nga Ben-Gvir, i cili zgjeron përdorimin e dënimit me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për sulme vdekjeprurëse nga gjykatat ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kërcënimi i drejtpërdrejtë me vdekje nga një ministër ndaj një personi që ndodhet nën kontrollin e shtetit ka nxitur reagime dhe dënime nga pala palestineze.

Kjo është videoja e Donald Trump që ka shkaktuar debate në SHBA, pasi u transmetua gjatë një ndeshjeje të NFL-së me shënimin “Paguar nga Qeveria e SHBA-së”. Në spotin 30-sekondësh, Trump sulmon “lajmet e rreme”, “shtetin e thellë” dhe komunistët. Demokratët dhe grupet e etikës kërkojnë hetim, duke pretenduar se fondet publike janë përdorur për një mesazh politik. Shtëpia e Bardhë i mohon akuzat dhe e cilëson videon një mesazh “edukues dhe patriotik”.

Raketa Starship e SpaceX shpërtheu pasi u ul në ujërat e Oqeanit Paqësor, në përfundim të fluturimit të saj të 14-të testues. Pavarësisht shpërthimit, misioni shënoi një arritje të rëndësishme: Starship hyri për herë të parë në orbitë dhe lëshoi 26 satelitë të rinj Starlink. Fluturimi u shoqërua me probleme teknike, pasi një prej motorëve u fik më herët se ishte planifikuar. Misioni përfundoi pas rreth tre orësh, ndërsa SpaceX pritet të analizojë shkaqet e shpërthimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme