Lifestyle 10 August 2026, 07:35 Nga VNA

Nga bari në astronom: 67-vjeçari ndërtoi vetë observatorin dhe tani pret fenomenin që Spanja s’e ka parë prej 114 vitesh

Ndaje në Whatsapp
Nga bari në astronom: 67-vjeçari ndërtoi vetë observatorin

Në fshatin e vogël San Agustín del Pozo në Spanjë, mes ndërtesave me tulla të kuqe, ngrihet një kupolë që duket sikur i përket një qendre moderne shkencore.

Por observatori nuk është ndërtuar nga NASA apo ndonjë universitet. E ndërtoi vetë Joaquín Tapioles, një ish-bari 67-vjeçar që astronominë e mësoi vetë dhe që banorët e njohin me pseudonimin “Bariu Galaktik”. 

Pasioni i tij nisi kur ishte fëmijë.Tapioles kujton se dilte para agimit për të ndihmuar të atin me delet. Një mëngjes panë një shi meteorësh. Babai i tha se ishin “yje që binin nga qielli”.

Pamja nuk iu nda më nga mendja.

Me kalimin e viteve, ai nisi të mësonte vetë astronominë dhe përfundimisht ndërtoi observatorin e tij, përfshirë një kupolë që rrotullohet. Edhe mënyra si kontrollon teleskopin është e pazakontë: përdor një komandë videolojërash për ta drejtuar dhe për të ndjekur objektet në qiell. 

Më 12 gusht, observatori i tij do të bëhet skena e një momenti që ai ka pritur prej vitesh. Spanja do të përjetojë një eklips total të Diellit, i pari i dukshëm nga Gadishulli Iberik që prej vitit 1912. 

Megjithëse Tapioles zakonisht e hap observatorin për vizitorët dhe ndan pasionin me të tjerët, këtë herë ka vendosur ta shohë fenomenin vetëm me familjen.

Ka një arsye të thjeshtë: nëse do të kishte shumë vizitorë, ai thotë se do të merrej me teleskopët e të tjerëve dhe do të humbiste vetë momentin.

Në teleskopin e tij mban me krenari edhe një ngjitëse të NASA-s. Tapioles ishte ndër astronomët amatorë që kontribuuan me vëzhgime në misionin Deep Impact drejt kometës Tempel 1 në vitin 2005 dhe mori njohje për kontributin e tij. 

Historia e tij është dëshmi se shkenca nuk fillon gjithmonë në laborator. Ndonjëherë nis nga një fëmijë që ruan delet para agimit dhe pyet veten pse “yjet po bien”.

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme