Teknologji 25 September 2024, 22:49 Nga VNA

Mira Murati njofton largimin nga OpenAI

Ndaje në Whatsapp
Mira Murati njofton largimin nga OpenAI

Mira Murati do të largohet nga firma e Inteligjencës Artificiale. Shefja e Teknologjisë e OpenAI e cila ka origjinë shqiptare, ka qenë pjesë e kompanisë që krijoi ChatGPT për gjashtë vjet e gjysmë, dhe për pak kohë shërbeu si CEO në nëntor kur bordi shkarkoi bashkëthemeluesin Sam Altman.

“Pas shumë reflektimeve, kam marrë vendimin e vështirë për t’u larguar nga OpenAI. Nuk ka kurrë një kohë ideale për t’u larguar nga një vend që dikush e pëlqejnë, megjithatë, ky moment ndihet i duhuri. Për momentin, fokusi im kryesor është të bëj gjithçka në fuqinë time për të siguruar një tranzicion të qetë, duke ruajtur momentin që kemi ndërtuar” shkroi ajo në një letër të hapur për kompaninë, të cilën e publikoi gjithashtu në X.

Murati është drejtuesja më e fundit i nivelit të lartë që largohet nga startup-i. Bashkëthemeluesi i OpenAI Ilya Sutskever dhe ish-udhëheqësi i sigurisë Jan Leike njoftuan largimet e tyre në maj. Bashkëthemeluesi John Schulman tha muajin e kaluar se ai po largohej për t’iu bashkuar rivalit Anthropic.

OpenAI, kompania e mbështetur nga Microsoft dhe që qëndron pas ChatGPT dhe SearchGPT , aktualisht po ndjek një raund financimi që do ta vlerësonte kompaninë në më shumë se 150 miliardë dollarë, sipas burimeve të njohura me situatën, të cilët kërkuan të mos përmendet, sepse detajet nuk janë bërë publike.

Thrive Capital po udhëheq raundin dhe planifikon të investojë 1 miliard dollarë, dhe Tiger Global po planifikon të bashkohet gjithashtu. Microsoft, Nvidia dhe Apple thuhet se janë gjithashtu në bisedime për të investuar.

 

Video

I riu flet për dhunën e ushtruar nga njerëz me maska

Pas sherrit me Flamur Nokën, Taulant Balla shfaqet me gishtin e fashuar

Këshillë për Braçen: Meqë ke kaq shumë klikime, monetizoje Facebook-un, por na e kurse moralin.

Ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi, janë paraqitur sërish në SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme