Teknologji 11 Maj 2024, 09:00 Nga VNA

Lista e 10 smartfonëve më të shitur në fillim të 2024 dominohet nga Apple dhe Samsung

Ndaje në Whatsapp

Secili prej 10 smartfonëve më të shitura në botë i përket një prej dy kompanive: Apple dhe Samsung.

Raporti i Counterpoint Research zbulon 10 smartfonët më popullor të vitit të kaluar dhe historia është ajo e njëjta, dominuar prej Apple dhe Samsung.

Por ka një ndryshim të vogël: njerëzit po shpenzojnë më tepër për iPhone ndërsa modelet Pro përfaqësojnë më shumë se gjysmën e iPhone të shitur vetëm këtë vit.

Nuk janë vetëm modelet Pro që po performojnë: modelet Max gjithashtu po shkëlqejnë duke treguar se njerëzit po pëlqejnë më shumë smartfonët e mëdhenj thotë Counterpoint.

Kjo është lista e 10 smartfonëve më të shitur në tre mujorin e parë të 2024 dhe përqindja e shitjeve që zënë:

  1. iPhone 15 Pro Max: 4.4%
  2. iPhone 15: 4.3%
  3. iPhone 15 Pro: 3.7%
  4. iPhone 14: 1.9%
  5. Galaxy S24 Ultra: 1.9%
  6. Galaxy A15 5G: 1.5%
  7. Galaxy A54: 1.4%
  8. iPhone 15 Plus: 1.3%
  9. Galaxy S24: 1.0%
  10. Galaxy A34: 1.0%

Tre mujori i parë i 2024 pa të ardhurat më të larta të smartfonëve të çdo tremujori të parë në histori pasi tregu global i smartfonëve u rrit me 6% për të arritur pothuajse 300 milionë njësi të dërguara, raportoi Counterpoint vetëm tre ditë më parë.

/PCWorld Albanian

Video

Ku je futur o Joridaa.

Biznesmeni Klodian Allajbeu doli nga ambientet e SPAK pas rreth tre orësh qëndrimi. Ai u shoqërua nga avokati i tij dhe u largua pa bërë asnjë deklaratë për gazetarët që e prisnin jashtë prokurorisë.

Dritan Leli, ish-kryetar i Bashkisë së Vlorës u pyet për më shumë se një orë në SPAK. Në dalje tha se "nuk ka asgjë për t'u shqetësuar".

Biznesmeni Klodian Allajbeu, pronar i Spitalit Amerikan, u paraqit në SPAK në praninë e një avokati, ndërsa është nën hetim për koncesionet në shëndetësi. SPAK dyshon se ai kontrollon përmes bashkëpunëtorëve të tij koncesionet dhe ka përfituar nga procedurat tenderuese.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme