Teknologji 18 May 2024, 08:11 Nga VNA

Pesë mënyra si të ndalojmë varësinë nga teknologjia

Ndaje në Whatsapp
Pesë mënyra si të ndalojmë varësinë nga

Studimet sugjerojnë se të paktën 64 për qind e njerëzve i kalojnë deri në 4 orë çdo ditë para një ekrani.

Ashtu siç ka qenë i lidhur shikimi i televizorit me nivele të larta të mbipeshës dhe diabetit, koha shtesë e personave që qëndrojnë ulur është një lajm i keq për shëndetin tonë.

Mirëpo, si duhet t’ia bëjmë nëse duhet t’i largohemi botës virtuale dhe teknologjisë që po na rrethon neve në tërësi

  1. Zgjidhni aktivitetet e jashtme në vend të teknologjisë

Kur jeni në shtëpi, aplikojeni një rregull që të mos kyçeni në internet nëse jashtë moti është i ngrohtë dhe dielli shkëlqen.

Në vend të kësaj, bëjeni një shëtitje, apo dilni për një ngasje me biçikletë, ose të aplikoni një lloj tjetër aktiviteti fizik të shëndetshëm për të paktën një orë para se ta përdorni telefonin ose tabletin tuaj; dhe para se të zini vend në kompjuter.

Ky rregull do të duhej të zbatohej për të gjithë në familjen tuaj.

  1. Rregulloni përsëri mobiljet e dhomave në shtëpi

Dizenjoni dhomën tuaj familjare në mënyrë që televizori të mos jetë më pika qendrore e dhomës.

  1. Kufizoni përdorimin e medieve sociale

Rrjetet sociale e kanë transformuar përdorimin e kompjuterit dhe celularëve për njerëzit e të gjitha moshave. Pavarësisht nëse në mesin e tyre është Facebook-u, Twitteri, Instagrami apo edhe Snapchati, vendosni kufizime në sasinë e kohës që ju kaloni në mediet sociale.

Shmangni shfletimin pa nevojë dhe jepni një qëllim kohës suaj në internet: Hulumtoni pushimet, lexoni lajmet e ditës, ose gjeni përgjigjen për atë pyetje të rastësishme që ju ka shqetësuar për vite. Pastaj dilni nga aty!

  1. Caktoni kohën për të lexuar

Sfidojeni vetën për të lexuar të paktën 30 faqe të një libri të mirë para se të kontrolloni kompjuterin ose telefonin. Zgjidhni materialin e duhur për të lexuar dhe së shpejti do të zbuloni se keni krijuar një aktivitet të ri!

  1. Krijoni projekte për vetën tuaj

Është e mahnitshme se sa shumë mund të arrish kur nuk je i strukur në një ekran.

Përpiloni një listë të projekteve një-orëshe në mbrëmje. Renditni gjithçka që ju bie në mend sikurse, organizimin e dollapeve të kuzhinës, rregullimin e bojës në muret e dhomës tuaj, mprehjen e thikave, klasifikimin e materialeve tuaja të qepjes. Pasi t’i keni zgjedhur, përpiquni ta bëni njërën në secilën ditë gjatë mbrëmjes.

Video

Ernest Muçi e nis me gol sezonin e ri te Trabzonspori! Shqiptari “kuqezi” ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar një gol të bukur në miqësoren ndaj Udineses. Muçi zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, duke i dhënë avantazhin 1-0 Trabzonsporit me një goditje spektakolare.

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme