Sociale 7 March 2025, 09:52 Nga VNA

Më pak nxënës për mësues, por më shumë ngarkesë

Ndaje në Whatsapp
Më pak nxënës për mësues, por më shumë

Në dekadën e fundit shkolla të tëra janë mbyllur, teksa klasat vit pas viti po boshatisen nga nxënësit si rrjedhojë e procesit të plakjes së popullsisë, me rënie të mprehtë lindjeve dhe emigrim të lartë të moshave të reja. Zhvillimet demografike e kanë përmirësuar ndjeshëm raportin nxënës për mësues sidomos vitet e fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin shkollor 2023-2024 një mësues në para-universitar mësoi mesatarisht 11.4 nxënës, nga 18.9 në vitin 2000 dhe 16.1 në vitin 2010.

Faktet tregojnë se rënia e numrit të nxënësve për mësues nuk e ka përmirësuar as cilësinë e arritjeve mësimore dhe as ngarkesën për trupën arsimore. Shqipëria mori rezultate shumë të dobëta në Vlerësimin ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) që u krye me 2022. Në matematikë ata morën 368 pikë, 69 pikë më pak se në testin e 2018 dhe 21 pikë më pak se më 2012. Në letërsi morën 358 pikë, 47 më pak se më 2018 dhe 35 më pak se më 2012. Edhe në shkenca rënia ishte e ngjashme.

Nga ana tjetër mësuesit pohojnë se ngarkesa në punë, që nuk ka lidhje me mësimdhënien, është rritur ndjeshëm. B.Sh mësuese e lëndës së letërsisë në një nga gjimnazet e qarkut Korçës tha se, ngarkesa që lidhet me dokumentacionin është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Gjithnjë e më shumë pjesa burokratike po merr përkushtimin e mësuesve në disfavor të mësimdhënies. Digjitalizimi i dokumentacionit është kthyer në makth e stres për mësuesit më të vjetër që nuk janë brezi i teknologjisë.

Me një tranzicion që nuk po mbaron, mësuesit kanë humbur armën e tyre më të fortë që siguron arritjet mësimore “autoritetin”. Mësuesi B. M. që jep lëndën e biologjisë në bashkinë e Kukësit thotë se autoriteti i mësuesit ka rënë në nivele shqetësuese. “Mësuesi aktualisht është një figurë që cenohet nga çdo palë, si politika, drejtuesit arsimore, prindërit dhe nga nxënësit. Klasat po bëhen të pa-menaxhueshme nga zhurmat apo sjellja e nxënësve. Ne shume raste mësuesi luan rolin e policit dhe jo mësuesit, tha ai.

Presioni i prindërve është rritur, liria e nxënësve ka e bërë të pamenaxhueshëm mësimin dhe autoriteti i mësuesit ka rënë, tha A.K. mësuese në Tiranë. “Kur kam filluar punën në vitet 2000 kishte më shumë respekt për figurën e mësuesit, si nga nxënësit dhe prindërit. Mësuesi gëzonte mbështetje dhe kjo na bënte më efektiv në shkollë. Tani mësuesi nga një autoritet absolut në shkollë është kthyer në qendër sulmi”thotë mësuesja A.K.

“Prindërit gjithnjë janë kthyer në mburojë të tepërt për fëmijët. Në shumë raste duke mos-përmbushur detyrat prindërore në shtëpi (të mos lejojnë pa kriter teknologjinë) akuzojnë stafin e shkollës”, thotë mësuesja e matematikës N.M. Pothuajse të gjithë mësuesit e intervistuar pohojnë se politika ndërhyn shumë në shkollë dhe karriera nuk bëhet me meritë, por me njohje dhe kontribute politikë.

Tani kur bota po hyn në një revolucion teknologjik shkollat shqiptare ende vuajnë nga infrastruktura bazike dhe për tepër financimet që jep qeveria shqiptare nuk sigurojnë përmirësimin në të ardhmen. Po shkollat shqiptare po vuajnë boshatisjen dhe rënien e cilësisë. Ndërmjet 2010-2023 numri i nxënësve në arsimin 9-vjecar ra me 34 për qind ndërsa i mësuesve me 7%./ Monitor

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme