Sociale 7 March 2025, 09:45 Nga VNA

Si mund të ndikojnë tarifat e Trump në tregëtinë Shqipëri-SHBA

Ndaje në Whatsapp
Si mund të ndikojnë tarifat e Trump në tregëtinë

Megjithëse me distancë të largët Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner tregtar i rëndësishëm i vendit tonë. Vitin e kaluar SHBA u rendit e pesta për nga vlera e importeve dhe 13-ta për eksportet.

Importet amerikane shënuan 20.5 miliardë lekë më 2024, duke u rritur me 19 për qind nga viti 2023. Katër vitet e fundit importet nga SHBA në vlerë janë rritur me 104.%.

Vitin e kaluar SHBA ishin furnizues kryesor të Shqipërisë me mallra bashke më Italinë, Kinën, Greqinë dhe Gjermaninë. Madje importet nga SHBA ishin më të larta në vlerë edhe se ato të Kosovës.

Importet amerikane zunë 2.3 për qind të totalit të importeve me 2024.

Gjithashtu tregu amerikan është i rëndësishëm për eksportet tona, pasi Shqipëria çon në mënyrë të drejtpërdrejte dhe tërthortë (nëpërmjet Gjermanisë) bimët mjekësorë në tregjet amerikane. Vitin e kaluar eksportet e Shqipërisë drejt SHBA arritëm 7 miliardë lekë me rënie vjetore 27 për qind, si rrjedhojë e dobësisë që pësuan në përgjithësi eksportet tona nga dobësimi i euros.

Importet nga SHBA dominohen nga mjetet e transportit dhe lëndët djegëse. Në anën tjetër eksportet shqiptare në SHBA dominohen nga giza, çeliku, bimët mjekësore, alumini, mobileri, produkte ushqimore etj.

Politika tarifore e që po ndjek administrata e re në SHBA mund të ndikojë Shqipërinë tërthorazi sesa nga mallrat që tregtohen drejtpërsëdrejti. Ekspertët e ekonomisë besojnë se lufta tregtare mund të sjellë një valë të re çmimesh në tregjet globale nga të cilat Shqipëria mund të ekspozohet tërësisht.

Tregtia e Shqipërisë me SHBA-të zuri 2.1 për qind të volumit tregtar me jashtë vitin e kaluar, duke mbetur e pandryshuar në dekadën e fundit.

Meqenëse SHBA është bërë tregu më i rëndësishëm i eksportit për BE-në gjatë dekadës së fundit, ndikimi negativ i tarifave të larta të SHBA-së mbi mallrat dhe shërbimet europiane do të jetë i rëndësishëm për shtetet e Evropës Lindore analizon instituti për Studime ekonomike i Vjenës.

Ndërsa flukset e drejtpërdrejta tregtare midis rajonit tonë dhe SHBA-ve janë të kufizuara, kërkesa më e ulët për produkte industriale evropiane do të ndikojë negativisht Europën Qendrore dhe Lindore.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas bëri thirrje për të reaguar me qetësi dhe maturi ndaj kërcënimeve të presidentit Donald Trump me tarifa: “Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne gjithashtu”, tha ajo. “Në luftërat tregtare nuk ka fitues” – tha Kallas.

Presidenti i SHBA-s, Donald Trump shpalli të shtunën e kaluar një dekret për tarifa doganore shtesë prej 25 për qind për prodhimet nga Kanadaja dhe Meksika dhe dhjetë për qind për produktet kineze.

Trumpi i kërcënoi sërish europianët me masa të ngjashme. i pyetur në një konferencë shtypi për tarifat tregtare për vendet e Bashkimit Europian, Trumpi tha: “Kjo do të ndodhë patjetër”. Nuk kemi ende një plan kohor, por do të ndodhë “shumë shpejt”.

Pavarësisht nga kjo retorikë e ashpër ende mbetet e paqartë nëse SHBA-ja do të vendosë vërtet tarifa doganore ndëshkuese kundër BE-së. Nëse kjo do të ndodhë, tarifat doganore mund ta dëmtojnë rëndë Gjermaninë, sidomos industrinë e automobilave./Monitor

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme