Sociale 6 March 2025, 11:28 Nga VNA

Zgjedhjet në volejboll, kur sporti “lëshon pëllumbat” dhe sfidon SPAK-un

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet në volejboll, kur sporti “lëshon pëllumbat”

Erlind Pëllumbi u rizgjodh pak kohë më parë president i Federatës Shqiptare të Volejbollit. Në dukje, një proces normal, por në realitet, krejt ndryshe. Një nen në statutin e federatës nuk lejon më shumë se dy mandate për presidentin. Pëllumbi i kishte përfunduar tashmë dy mandate, por shfrytëzoi faktin që, gjatë tetë viteve, nuk ishte njohur zyrtarisht nga gjykata, pasi në regjistrat gjyqësorë figuron ende një asamble e mbajtur 13 vite më parë. Duke shfrytëzuar këtë boshllëk, ai kandidoi sërish dhe u zgjodh, ashtu siç pritej.

Por, përtej aspektit etik, ka edhe disa çështje serioze ligjore.

Së pari, gjatë mandatit të dytë, kur ende nuk ishte i njohur nga gjykata, Pëllumbi mori pjesë në asamblenë e KOKSH dhe votoi në zgjedhjet e Fidel Yllit. A e bën kjo votën e tij të pavlefshme dhe a kompromenton gjithë procesin? Nëse ka pasur shkelje në volejboll, a ka pasur edhe në KOKSH?

Së dyti, Federata Shqiptare e Volejbollit merr fonde publike për organizimin e aktiviteteve, që kalojnë 100 milionë lekë në vit. Nëse presidenti nuk ka qenë i njohur nga gjykata, kush ka firmosur për këto fonde?

Në një kohë kur për shuma të tilla parash po hetohen shumë individë nga SPAK, mbetet për t’u parë nëse kjo çështje do të tërheqë vëmendjen e drejtësisë.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme