Sociale 6 March 2025, 14:55 Nga VNA

Mbi 7000 banorë nga Shqipëria aplikuan për azil në Europë në 2024

Ndaje në Whatsapp
Mbi 7000 banorë nga Shqipëria aplikuan për azil në

Agjencia europiane e Azilit thotë në raportin e saj vjetor të sapo publikuar se 7325 shtetas nga Shqipëria paraqitën kërkesën për azil në një vend të Bashkimit Europian gjatë vitit 2024.

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë dukshëm listën e kërkesave për azil nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas të dhënave të Agjencisë europiane për Azilin, 6791 shtetas nga Kosova kërkuan azil në Europë, ndërsa nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut u paraqitën 3506 kërkesa, nga Serbia 3227 , nga Bosnjë Hercegovina 1432 kërkesa dhe nga Mali i Zi 337 kërkesa.

Numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në vendet europiane shënoi rënie krahasur me vitin 2023 ku sipas të dhënave kanë qenë 9,145 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Franca vijon të jetë vendi më i pëlqyer për banorët e Shqipërisë për të kërkuar azil dhe më pas renditet Gjermania pasuar nga dy vendet fqinje Italia dhe Greqia.

Raporti i Agjencisë europiane për Azilin thotë se në vitin 2024 vendet e Bashkimit Europian morën rreth një milion kërkesa për azil për të tretin vit radhazi.

Ndërkohë, sipas të dhënave, në fund të vitit 2024, kishte rreth 4.4 milionë përfitues të mbrojtjes së përkohshme në vendet e Bashkimit Europian që kishin ikur nga Ukraina, ku gjysma e tyre u pritën në Gjermani dhe Poloni, ndërsa Çekia priti më shumë përfitues në raport me numrin e popullsisë.

Nga të dhënat e raportit vihet re një rënie e lehtë e kërkesave për azil krahasuar me vitin 2023 ndërsa sirianët ishin grupi më i zakonshëm që kërkonte mbrojtje në vendet e Bashkimti Europian ndonëse gjatë vitit 2024 ata paraqitën më pak aplikime se në 2023 pas rënies së regjimit të Asadit.

VOA

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme