Sociale 6 Mars 2025, 17:29 Nga VNA

Një në pesë kilovatorë në rrjet vijon të humbasë, një dekadë pas “reformës”

Ndaje në Whatsapp
Një në pesë kilovatorë në rrjet vijon të

Një dekadë më parë, qeveria shqiptare e kryeministrit nisi një fushatë të gjerë raprezaljesh që sollën arrestimin e dhjetra vetëve, shumë prej të cilëve u hetuan nën masën e sigurisë arrest me burg. Synimi i fushatës së raprezaljeve ishte që të përmirësohej situata financiare e sektorit të energjisë elektrike, pasi vjedhjet dhe humbjet teknike ishin në nivele të larta.

Plani i Rimëkëmbjes Financiare të Sektorit të Energjisë Elektrike, i miratuar nga Këshilli i Ministrave më 25 shkurt 2015, pra një dekadë më parë, parashikonte që luftimi i vjedhjeve do të mund të krijonte të ardhura, të cilat, duke u investuar në rinovimin e infrastrukturës energjetike të vendit, do të sillte reduktimin e humbjeve teknike në nivele të pranueshme.

Në faqen 13, parashikonte që humbjet teknike, të cilat pasqyrojnë humbjet në rrjet kryesisht për shkak të amortizimit dhe moszëvendësimit në kohë të linjave dhe transformatorëve, të uleshin nga 21% që ishin në vitin 2015, në 6 për qind në vitin 2020. Dhe humbjet joteknike, eufemizma e përdorur për të treguar vjedhjet e energjisë, do të duhej të uleshin, nga 11% në vitin 2015, në 2% në vitin 2020. Të dyja kategoritë e humbjeve për rrjedhojë do të duhej të ishin jo më shumë se 8% e energjisë së hedhur në rrjet.

Plani parashikonte gjithashtu krijimin e institucioneve të pavarura mbikëqyrëse si ,  i cili duhej të mbikëqyrte tregun në mbrojtje të konsumatorëve.

publikoi së fundmi të dhënat mbi bilancin e sektorit të energjisë elektrike në vend për vitin 2024. Humbjet teknike, të cilat do të duhej të ishin reduktuar në 6% në vitin 2020, janë aktualisht 12.2% ndërsa vjedhjet, të cilat duhej të ishin ulur në 2% në vitin 2020, janë sot në masën 5.1% të totalit të energjisë së hedhur në rrjet.

Në vitin 2024, Shqipëria konsumoi 8.2 miliardë kilovatorë nga të cilat, 6.6 miliardë iu faturuan familjeve apo bizneseve ndërsa 1.6 miliardë “humbën”. Në total, humbjet ishin 19.7% të të gjithë energjisë së hedhur në rrjet ndërsa, nëse qeveria do të kishte qenë e suksesshme në zbatimin e objektivave që ajo vetë i ngarkoi vetes, humbjet duhej të ishin në vitin 2024, jo 1.6 miliardë kWh, por 653 milionë. Çdo kilovat i humbur kushton në Shqipëri aktualisht rreth 12 lekë dhe dëmi total vjetor i humbjeve të pajustifikueshme arrin në 120 milionë euro. Kjo shifër është e barabartë me rritjen vjetore të pensioneve me 4 për qind.

është vendi ku shqiptarët kanë paguar gjatë dekadës së fundit nga 50 miliardë lekë në vitin 2015 në 77 miliardë në vitin 2024 apo 82 miliardë në vitin 2022. Në total, përgjatë këtyre viteve, shqiptarët kanë paguar mbi 5 miliardë euro, shifër kjo e mjaftueshme për të zëvendësuar asetet e sistemit disa herë.

Gjendja financiare e kompanive që operojnë në treg, Group, e cila është kompania përgjegjëse për shpërndarjen e energjisë, OST, e cila merret me transmetimin dhe KESH, e cila menaxhon hidrocentralet mbi lumin Drin, është e vështirë të kuptohet për shkak të mungesës së transparencës. Për shembull, OSHEE Group nuk ka publikuar rregullisht bilancet e saj sipas detyrimit ligjor përgjatë të gjithë periudhës. Në janar të këtij viti, në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompania dorëzoi bilancin e vitit 2022, ndërkohë që afati ligjor i dorëzimit të këtij bilanci ka qenë 31 korriku i vitit 2023. Bilanci i vitit 2023, i cili duhej të dorëzohej brenda 31 korrikut të vitit 2024, nuk është publikuar as edhe sot.

Sipas të dhënave të bilancit të vitit 2022, OSHEE Group pati të ardhura në masën 78 miliardë lekë dhe fitime neto në masën 10.6 miliardë lekë. Kompania vijon të ketë humbje të akumuluara në masën 35 miliardë lekë, shifër kjo e barabartë me nivelin e humbjeve të trashëguara nga koha e CEZ Shpërndarje./Reporter.al

 

Video

10-15% rritje e çmimit nuk është asgjë. Presim kur të rritet më shumë që te bëjmë ndonjë ndërhyjrje…

Kulla në themele të kopshtit 43 e çerdhes 26 në Tiranë Me këtë zhurmë nga kantieri i punimeve, vogëlushët duhet të përqëndrohen të përgatiten apo të flejnë gjumin e drekës. Punimet e pallatit sipas lejes janë për 5 vjet, dhe fëmijët duhet të durojnë 5 vjet këtë gjendje. Pavarësisht ankesave të prindërve, Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve nuk ka marrë masa për të spostuar fëmijët në ambiente të tjera gjatë kohës së ndërtimit, dhe aq më pak të detyrojë kompaninë të bëjë punime pas orarit mësimor.

Cigarja e Monës për t'a ndarë helmin me të tjerët.

Pasi mbyllën kompleksin e Xhamisë Al-Aksa më 28 shkurt, forcat izraelite tani po sulmojnë myslimanët që po falin namazin e teravisë në trotuarin jashtë tij. Më 17 mars, forcat izraelite përdorën gaz lotsjellës, bomba zanore dhe shkopinj gome për të shpërndarë me dhunë myslimanët palestinezë që po luteshin në mënyrë paqësore pranë Portës së Luanëve dhe Portës Sahira në Jeruzalemin Lindor të pushtuar.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme