Kronika 4 May 2024, 18:41 Nga VNA

“Luftë fenomenit të kanabisit”, ministri i brendshëm Taulant Balla fut në punë dronet ‘Bajraktar'

Ndaje në Whatsapp
“Luftë fenomenit të kanabisit”, ministri i brendshëm

Gjatë një takimi në Horë-Vranisht, Bashkia Himarë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, bashkë me Prefektin e Vlorës Vangjel Tavo dhe Këshillin Vendor të Sigurisë Publike u takuan me banorët e zonës për të forcuar bashkëpunimin kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Balla u ndal te fenomeni i kanabisit duke thënë se fotografimet dhe pamjet e dromëve do t’i përdorin për të luftuar këtë fenomen, por shtoi gjithashtu se do të përdoren dhe për ndërtimet pa leje.

“Fotografimet dhe pamjet e dromëve do t’i përdorim, qoftë në luftën kundër kultivimit të kanabisit, por për fat të mirë do t’i përdorim edhe kundër ndërtimeve pa leje. Për të dhënë një përgjigje përfundimtare ndaj gjithkujt që ende nuk ka vënë mend, se nuk mund të ndërtohet më pa leje. E këtu nuk po flas për riparimet e çative që të jem i qartë ia kam bërë me dije drejtorëve të drejtorive vendore të Policisë dhe po ia përsëris, qeveria i ka marrë masat dhe i ka lehtësuar procedurat maksimalisht kur një familje do të riparojë një çati dhe SPZ nuk ka nevojë më të merren me këtë punë. Mjaft më me historitë e çative të fshatit, merruni me kultivimin e kanabisit, merruni me ndërtimet pa leje në bregdet. Mos u merrni as me stane as me muret rrethuese të shtëpive. Këta këtu, dinë t’i qajnë muret rrethuese. I bëjnë me gurë, i bëjnë pa çimento, i bëjnë pa beton”, tha Balla.

Ai shtoi se fotografimi që do të bëhet nga ajri në mënyrë të vazhdueshme përmes edhe mjeteve ajrore të GdF edhe dronëve ‘Bajraktar’ nxjerr zbuluar gjithkënd. Më tej, Balla tha se Prefekti Tavo, në krye të Komitetit Vendor të Sigurisë Publike do të mbledhë në mënyrë periodike të gjithë drejtuesit e institucioneve.

“Zgjodha qarkun e Vlorës ku së bashku me Prefektin dhe mikun tim të vjetër Vangjel Tavo të ishim sot këtu në bashkinë Himarë, së bashku me kryetaren e bashkisë, së bashku me kryetaret e bashkisë Vlorë dhe Selenicë dhe natyrisht me të gjithë drejtuesit e DVP po dhe po ashtu me miqtë dhe partnerët tanë të GdF, edhe për një arsye që lidhet me faktin që Kuvendi i Shqipërisë sapo ka miratuar ndryshimet në ligjin për Prefektin. Ligji i ri ka shtuar kompetencat e Prefektit duke i dhënë në fakt qëllimin që ka pasur në vetvete, krijimi i këtij institucioni. Prefekti është përfaqësuesi i KM në dhe i Qeverisë në territor dhe si i tillë sikurse KM drejton Këshillin e Ministrave, Prefekti drejton të gjitha Task Forcat, grupet e punës në të gjitha sfidat ku nevojitet koordinimi mes të gjitha agjencive shtetërore dhe ligjzbatuese ne përballjen me fenomenet sikurse është kultivimi dhe këtu jemi për sa i përket Task Forcës antikanabis”, nënvizoi kreu i Ministrisë së Brendshme në takim.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme