Kronika 2 May 2024, 17:29 Nga VNA

Çifti i të moshuarve u dhunuan për vdekje, policia e Gjirokastrës shoqëron tre persona

Ndaje në Whatsapp
Çifti i të moshuarve u dhunuan për vdekje, policia e

Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen e sotme kriminale ku janë gjetur te pajete çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia në fshatin Bodrishte.

Behet fjale për dy banore të këtij fshati dhe një bari. Shoqërimi i tyre është bere ne cilësinë e personave qe mund te kenë dijeni për krimin brutal. Ndërsa policia e Gjirokastrës ndërkohë po hulumton për zbulimin e vrasësit.

Trupat e pajetë të çiftit të të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia u gjetën nga një fqinje e tyre, pas një telefonate nga mbesa e 84-vjeçarit nga Athina, e cila kërkonte të dinte mbi fatin e tyre pasi nuk po arrinte të kontaktonte dot me ta.

Fqinja shkoi në banesën e tyre dhe gjeti 84-vjeçarin të shtrirë në pragun e shtëpisë pranë tryezës me një shenjë goditje në pjesën anësore të kokës. Ndërsa 88-vjeçarja qëndronte e pajetë në brendësi të dhomës, me shenja dhunë në trup.

Pas gjetjes së trupave të pajetë u njoftua policia e cila mbërriti në vendngjarje.

Teksa ngjarja është e mbuluar me mister, pasi ende nuk dihet nëse është krim në familje apo grabitje, ndërsa grupi hetimor ka kërkuar mjekun ligjor nga kryeqyteti për të provuar përmes shenjave të ADN nëse bëhet fjalë për ndonjë faktor të huaj në këtë krim, apo është vrasje mes tyre.

Sipas informacioneve të fundit bëhet me dije se kryefamiljari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Athina pasi kishte marrë pensionin, i cili duket se ishte bërë dhe ‘mollë sherri’ mes dy të moshuarve.

Mësohet se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Çifti nuk kishte fëmijë dhe jetonte vetëm me pension nga Greqia. Deri me tani grupi hetimor nuk ka gjetur armen e krimit (arme e ftohtë).

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme