Kronika 1 Maj 2024, 21:29 Nga VNA

Rrjeta me “peshq të mëdhenj” e SPAK, kush janë dosjet më të përfolura që po hetohen?

Ndaje në Whatsapp
Rrjeta me “peshq të mëdhenj” e SPAK, kush janë dosjet

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ose siç e njohim në zhargonin e përditshëm SPAK-u, është kthyer në institucionin që ka marrë vëmendjen më të madhe sidomos 2 vitet e fundit. Dhe kjo për faktin që ka thyer mitin se në Shqipëri të fortit e politikës dhe të krimit të organizuar nuk preken nga ligji.

Por cilat janë dosjet më të përfolura që ka nën hetim SPAK?

Sigurisht çështja më e bujshme dhe me peshë të madhe korruptive mbeten konçesionet për ndërtimin e 3 inceneratorëve: të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Sipas hetimeve të deritanishme pritet që kjo çështje të vendosë përballë drejtësisë emra të njohur të politikës. SPAK gjatë muajt Dhjetor njoftoi mbylljen e hetimeve për inceneratorin e Fierit, duke marrë të pandehur zyrtarisht 21 persona, po ashtu më herët janë mbyllur hetimet edhe për inceneratorin e Elbasanit. Ndërkohë janë bërë arrestime dhe për inceneratorin e Tiranës, ku në pranga kanë rënë dy drejtor të Bashkisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është në hetim. Në hetim është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, dhe që ditën e djeshme u përball me pyetjet e prokurorëve të SPAK për rreth 8 orë.

Një tjetër çështje e nxehtë që ka të bëjë me Bashkinë e Tiranës, është edhe dosja 5D. Hetimet për Dosjen 5D nga Prokuroria e Posacme vijojnë dhe nuk kanë perfunduar. I vetmi veprim procedurial i bërë është komunikimi i akuzës së mosdeklarimit të pasurive për efekt të të qenit zyrtar publikë të drejtorëve të bashkisë, Taulant Tushe, Redi Molla dhe Margilen Qato. Ndërkohë, vijojnë hetimet për aferën 5D.

Një dosje shumë e përfolur është edhe ajo e familjes Meta-Kryemadhi. Ish-presideni Ilir Meta është duke kaluar në lupën e Prokurorisë së Posaçme përsa i përket dyshimeve për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgjatë viteve 2016 dhe 2017. Sipas kallëzimit, Meta ka paguar shuma të majme parash për takime dhe fotografi me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Në kallëzim thuhet se këto para ju janë paguar kompanive që merren me lobimin nga llogari offshorë. Po ashtu në sitën e prokuroisë janë duke kaluar edhe disa fatura për ndërhyrje kirurgjikale, që supozohet se janë kryer ndërvite nga Meta dhe bashkëshortja Monika Kryemadhi. Sipas kallëzimit, këto shpenzime nuk janë deklaruar nga çifti i bashkëshortëve. Çifti i Partisë së Lirisë po hetohen edhe për pasurinë e tyre, ku në SPAK është thirrur disa herë edhe nëna e Monika Kryemadhit, ndërsa në ditët në vijim priten edhe vepime konkrete për këtë çështje.

Në duart e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme ndodhen edhe dy çështje të tjera të cilësuara tejet abuzive, siç janë “koncesioni i sterilizimit” dhe “çekapi”. Për konçesionin e sterilizimit të mjeteve spitalore është thirrur disa herë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Beqja gjatë kohës që drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, firmosi privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up). Prokurorja Elida Kaçkini është duke hetuar për tenderin dhe procedurën e Check Up, ndërsa prokurori Edvin Kondilli çështjen e sterilizimit. Sipas burimeve nga SPAK, çështja e sterilizimi është drejt përfundimit të fazës së parë të hetimeve dhe që shumë shpejt pritet që të ketë rezultate.

Çështje të tjera të ethshme që po hetohen nga SPAK është dosja e Gërdecit për të cilën është paraqitur dhe ka dhënë deklarime edhe ish-ministri i mbrojtes Fatmir Mediu. Kjo çështje u rihap pas kërkesës së bërë nga Zamira Durdaj, e ëma e 7-vjeçarit Edison Durdaj që humbi jetën si pasojë e shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. SPAK është shprehur se po kryehen të gjitha verifikimet e mundshme dhe se janë nisur drejt SHBA-ve letërporosi dhe se po bashkëpunohet me këtë shtet.

Një tjetër dosje është edhe ajo e abuzimit me fondet e IPARD. Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet për abuzimet me fondet e dhëna nga Bashkimi Evropian për bujqësinë në Shqipëri gjatë viteve 2014-2020, të cilat janë bërë objekt hetimesh nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF). Përgjegjësja kryesore që rrezikon burgun është ish ministrja e bujqësisë Frida Krifca që në atë periudhë ka mbajtur postin e drejtoreshës së AZHBR, institucion që kishte në dorë fondet e BE të cilat shkuan në qoka për pushtetarët. Por Krifca nuk është e vetmja në rrethin e kuq. Hetimet e SPAK janë shtrirë deri në rrënjë. Në skaner është futur fondi “BESA”  dhe Niko Peleshi i cili ka mbajtur postin e ministrit të Bujqësisë në atë kohë.

Çështja McGonigal është një tjetër dosje që pritet të ketë interes të madh publik. Nëse prokurorët specialë e çojnë deri në fund, ata mund të shkojnë deri te kryeministri Rama. Sinjalet se drejtësia e re po hap “Kutinë e Pandorës” për këtë çështje u dhanë pasi Agron Neza, sekseri i i Edi Ramës që bëri pazare me ish shefin e FBI-së Charles McGonigal është marrë në pyetje për rreth 6 orë nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Para Nezës është marrë në pyetje edhe Dorian Duçka, në funksionin e ish-këshilltarit të kryeministrit Rama.

Këto dosje dhe të tjera kanë bërë që sot SPAK-u të kap edhe besueshmërinë e shumicës së opinionit publik, të paktën sipas sondazheve që po kryhen nga mediat. Ndërsa ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë punë të mbarë dhe e pastë dorën e rëndë me pushtetarët që kanë abuzuar dhe abuzojnë me taksat e shqiptarëve.

 

 

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme