Kronika 1 Maj 2024, 10:00 Nga VNA

"300 mijë bën një pistoletë, të zhduki...". Si u përndoq e mitura nga ish shoku i saj

Ndaje në Whatsapp
"300 mijë bën një pistoletë, të zhduki...".

“300 mijë lekë bën një pistoletë, s’ta kam frikën, unë të zhduki, ti se di se me kë ke të bësh”.Ky është vetëm një nga mesazhet kërcenueseqë një i ri i dërgonte ish mikes së tij, pasi kjo e fundit refuzoi të vazhdonin lidhjen së bashku. Në fillim të këtij viti, E., është dënuar me 6 muaj burgim nga gjykata e Tiranës për akuzën e përndjekjes.

VNA sjell më poshtë historinë e përndjekjes së nxënëses  një shkollë private në Tiranë, e cila u detyrua të pinte ilaçe për ankthin pasinjeriu me të cilin pati një lidhje disa mujore e kërcënonte se do ti publikonte fotot që i kishte dërguar kur ishin bashku. Ky nuk është rasti i parë  gratë apo vajzat janë shantazhuar me publikimin e fotove intime. Sibela Abedini u vetëvra duke u hedhur nga lartësia pasi një foto e saj intime u publikua  rrjetin social tik-tok.

rndjekja si vepër penale ndërkohë është kthyer  një shqetësim serioz, sidomos mesin e adoleshentëve.

Nxënësja troket në polici

Historia më poshtë është ajo e një nxënëse e cila përmes instagramit u njoh me E.

Pasi bisedoi me të për disa ditë më radhë u takuan sëbashku.

“U shoqëruam për 3 muaj - shprehet vajzapor nuk patëm raport intim”. Adoleshentjatregon se tentoi ta shkëpuste marrëdhënien me E., por ai nuk e pranoi një gjë të tillë dhe filloi ta shantazhonte e kërcënonte. “Më tha që nëses’do e vazhdoja lidhjen me të do ti tregontevëllait tim. Pastaj më tha që nëse ndaheshanga ai do të vriste veten”, thotë vajza.

Përndjekja nga ish i dashuri që i shkaktontesituate stresi e ankthi, e detyri F., nxënëse e vitit të tretë në një shkollë private në Tiranë, tëtrokiste në dyert e policisë për ndihmë.

Ajo iu tha hetuesve se E., nuk pranonte ndarjendhe pasi i vodhi adresën e instagramit e kërcënonte fototo e saj, do t’ua niste familjarëvedhe të njohurve.

E gjendur në një situatë të tillë, ajo vendosi tëfliste me vëllain, pasi nuk po ju bënte ballëpresioneve. Vëllai e adoleshentes kontaktoi me Ergysin dhe babain e tij, por nuk mundi t’japë zgjidhje problemit. Pas këtij momenti, E., kakërcënuar dhe vëllain e vajzës. Ai i ka dërguarsms në instagram ku i shkruante: “300 mijë lekëbën një pistoletë, s’ta kam frikën, unë të zhduki, ti se di se me kë ke të bësh”.

Ditën që vajza iu drejtua për ndihmë policinëkishte kuptuar se E., bashkë me një shok të tij, kanë shkuar pranë pallatit të saj dhe e kanëpritur. Kur adoleshentja ka mbërritur në hyrje tëpallatit E., i ka thënë:  “do ta rregulloj unë ty dhevëllait tënd”. Vajza i ka thënë ti hapte rrugëndhe është larguar. Ai i ka shkruar edhe njëshoqeje vajzës instagram duke i thënë: “Thuaj F., të ketë kujdes se kam në vëzhgim”.

Vajza ka shpjeguar për hetuesit se E., nuk e kadhunuar apo goditur, por e ka përndjekur duke e kërcënuar me fjalë dhe duke i shkaktuargjendje akthi, situatë e cila është bërë e padurueshme për të. Po ashtu ai e ka kanosurvazhdimisht me fjalë, duke i thënë që nëse do të krijonte lidhje me ndonjë tjetër, do t’i dërgonte atij fotot personale dhe mesazhet që kishin shkëmbyer, kur ata flisnin sëbashku. Për këto arsye ajo ka kërkuar që ish miku i saj të hetohej.

Mesazhet kërcënuese

Më 30 janar 2023, F, ka deklaruar se teksakthehej nga shkolla në Laprakë ka parë prapafurgonit E., dhe është larguar.

Më vonë, nuk e ka parë më, por ajo tregoi se imë herët i kishin vjedhur adresën e saj tëinstagramit dhe vajza dyshon pikërisht te E. Nëfund të dhjetorit 2022, adresa është bërë sërishaktive dhe ka filluar t’iu dërgojë ftesë të afërmvedhe vëllait të saj. F., iu ka vënë në dispozicionhetuesve disa pamje të kamerave të sigurisëkur E., ka shkuar tek pallati ku ajo banon si dheka dorëzuar edhe disa foto të bisedave të tij nëinstagram me vëllain e saj dhe një mikeshën e vajzës.

Kjo shoqja jote se di ca i ka bë vetes. Thuajanëse, i shkruan E., shoqes së F. Ajo i përgjigjet: zgjidhi me F., këto muhabete.

“Hera e parë tu fal, kjo e dyta sjell shkatërrim se ndoshta smë shkrun mu sot. Shkruj E thuaj”, ishkruan sërish shoqes s ëish mikes së tij. Vajzaia pret shkurt: I them unë.

Më pas E., i shkruan vëllait të vajzës dhe ndërtë tjera e kërcënon se do ti publikojë fotot e motrës, nëse ajo e denoncon.

Fotot që mka cuar motra jote, kur ti shohështeti ku tshko ftyra”, po me ja cu fotot mamittat a thu thot gjo”- i shkruan E, vëllait të F.

“Po vazhdo kështu nesër ke denoncim”, ipërgjigjet ai.

 

E., ka pretenduar para hetuesve se F., e do dhedonte ta zyrtarisht lidhjen me të, por vëllai i saj, ka dalë kundër marrëdhënies së tyre.

F., nuk ka telefon pasi ia ka hequr celularin ivëllai dhe duke mos patur asnjë mundësikontakti me të, kam shkuar pranë pallatit, me qëllim që ta takoja dhe ta pyesja nëse donte ta vazhdonim lidhjen sëbashku”, shpjegon ipandehuri.

Ai ka theksuar më tej se është vëllai që e kadetyruar F., që ta kallëzonte atë në prokurori, pasi ai me të ishte sqaruar krejt normalisht.

Edhe babai i E., ka pretenduar se vëllai i F., kishte deklaruar se do të bënte cmos që lidhjatë mos funksiononte.

“I takova dhe i thashë ta merrte me qetësi dhet’ia linte ne dorë F., dhe E., që të merrninvendimin për veten”, tregon i ati i përndjekësit.

Më tej ai ngriti akuza ndaj vëllait të vajzës, se e kishte kërcënuar të birin se do të paguante 10 mijë euro ndonjë person nga Fushë-Kruja që ta vriste dhe për këtë shkak edhe si punonjësburgjesh, është shqetësuar së tepërmi.

Piva ilace për ankthin

Vajza iu tha hetuesve se sjellja e E. i kishteshkaktuar një gjendje ankthi sa ajo ështëdetyruar të pijë qetësues me rekomandimin e mjekut.

Nuk është e vërtetë se vëllai im i ka bërëpresion, ai më ka mbështetur mua, pasi nukdoja ta vazhdoja lidhjen”, thotë vajza. Ajo tregon se pavarësisht se ja kishte thënë qartazi se nuk mund të ishin më bashkë, E., e ka përndjekur çdo ditë duke i shkaktuar ankth, i ka dëmtuar imazhi duke shkruajtur emrin e saj dhe duke përdorur fotot e saj.

 

 

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme