Kronika 2 Maj 2024, 17:14 Nga VNA

10 milionë euro vjedhje në 10 mijë raste mashtrimi, SPAK dhe autoritetet gjermane finalizojnë operacionin

Ndaje në Whatsapp
10 milionë euro vjedhje në 10 mijë raste mashtrimi, SPAK dhe

SPAK në bashkëpunim me autoritetet gjermane kanë organizuar një operacion ndërkombëtar kundër krimeve kompjuterike. Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme thuhet se hetimi ka filluar në dhjetor 2023, ndërsa indicja e hetimit ka filluar pasi policia gjermane ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100 mijë euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të bankës.

Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë Euro. Në kuadër të këtij operacioni, është kryer kontrolli i ambienteve ku dyshohej se kryhej aktiviteti i qendrave të thirrjes, dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti në Tiranë.

Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar, dhe kontrolleve u arrit të sekuestrohen: 6 njësi kompjuterike Laptop; 1 njësi kompjuterike PC; 11 aparate telefoni celularë; 2 monitorë kompjuteri; 1 USB; 1 pajisje monitorimi kamera sigurie; 10 110 Euro; 3 Automjete; 2 ora të markës “Ademars Piguet”; dokumente të ndryshme me të dhëna të viktimave dhe të funksionimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm; sasi lënde narkotike.

Njoftimi:

Në datën 18 Prill 2024, në Shqipëri, është finalizuar operacioni ndërkombëtar nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Drejtorisë së Policisë Tiranë, ekspertëve të krimeve kibernetike të Zyrës së Policisë Kriminale të Shtetit të Saksonisë, si dhe me mbështetjen e Europolit,  Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, i koordinuar në disa shtete Evropiane, në luftën kundër krimeve të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet qendrave të thirrjeve (Call Center).

Hetimi ka filluar në dhjetor 2023, pasi policia gjermane, ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100,000 Euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të bankës. Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë Euro. Autoritetet hetuese nga Baden-Ëürttemberg, kanë zbuluar me sukses atë që është ndoshta mashtrimi më i madh në Evropë në qendrat e thirrjeve.

Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor, i ka dhënë rrugë kërkesës për ndihmë juridike, të autoriteteve gjyqësore gjermane, konkretisht Prokurorisë Publike të Karlsruhes.

Mbi bazën e kërkesës për ndihme juridike, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar në datë 29.02.2024, procedimin penal nr. 42, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Pas regjistrimit të procedimit penal, nga veprimet hetimore të kryera me metoda speciale të hetimit, u idenfikuan dy adresat e qendrës së thirrjeve dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti E.S., si pjesë e një rrjeti të qendrave të thirrjeve në katër shtete në Ballkan dhe Liban.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, në datë 18.04.2024, është kryer kontrolli i ambienteve ku dyshohej se kryhej aktiviteti i qendrave të thirrjes, dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti në Tiranë.

Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar, dhe kontrolleve u arrit të sekuestrohen: 6 njësi kompjuterike Laptop; 1 njësi kompjuterike PC; 11 aparate telefoni celularë; 2 monitorë kompjuteri; 1 USB; 1 pajisje monitorimi kamera sigurie; 10 110 Euro; 3 Automjete; 2 ora të markës “Ademars Piguet”; dokumente të ndryshme me të dhëna të viktimave dhe të funksionimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm; sasi lënde narkotike.

Në lidhje me sasinë e lëndës narkotike të sekustruar janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për të cilët hetimi është duke u ndjekur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Lidhur me personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale, po bëhet një analizë e hollësishme e të dhënave hetimore, me qëllim dokumentimin e përfshirjes së tyre në këtë aktivitet.

Autoritetet gjyqësore dhe policore të përfshirë në këtë hetim ndërkombëtar:

 

Eurojust;

Europol;

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Karlsruhes;

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Bambergut;

Zyra e Prokurorit Publik të Freiburgut;

Zyra e Prokurorit Publik të Trierit;

Prokuroria Publike e Berlinit;

Prokuroria Publike e Lajpcigut;

Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit Baden-Ëürttemberg;

Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Berlinit;

Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Saksonisë;

Shtabi i Policisë Aalen;

Shtabi i Policisë së Freiburgut;

Shtabi i Policisë së Heilbronnit;

Shtabi i Policisë së Konstancës;

Shtabi i Policisë Pforzheim;

Shtabi i Policisë Ludëigsburg;

Shtabi i policisë në Offenburg;

Selia e Policisë Karlsruhe;

Operacionet e Shtabit të Policisë (Baden-Ëürttemberg);

Shtabi i Policisë së Trierit;

KPI Rosenheim;

 

 

Në Shqipëri

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së, pranë Ambasadës Gjermane Tiranë;

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK);

Drejtoria e Policisë Tiranë.

 

Në Bosnjë dhe Herzegovinë

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;

Zyra e Prokurorit Publik të Sarajevës;

Policia Federale BIH (FUP).

 

Në Kosovë

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës;

Drejtoria e Krimeve Kibernetike Policia e Kosovës.

 

Në Liban

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;

Forcat e Sigurisë së Brendshme (ISF) – Dega e Sigurisë Kombëtare.

Në Serbi

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;

Prokuroria Publike e Specializuar në Luftën kundër Krimit të Organizuar;

Njësia për Krimin Kibernetik në Beograd.

 

Video

Agim Agushi zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness! Agim Agushi ka marrë certifikatën zyrtare të Guinness World Records, duke konfirmuar rekordin e tij unik të vendosur më 2 maj 2025 në Himarë, gjatë ceremonisë së çeljes së sezonit turistik. Gjatë performancës mbresëlënëse, Agushi xhongloi me kokë një top futbolli ndërkohë që veshi 14 bluza radhazi – një sfidë që kërkon aftësi të jashtëzakonshme, durim dhe talent të veçantë. Rekordi u verifikua nga përfaqësuesit e Guinness World Records dhe tani është pjesë e historisë botërore. Dhjetëra qytetarë dhe vizitorë ishin dëshmitarë të këtij momenti historik që vendos Himarën në hartën e rekordeve globale.

Gjashtë vjet pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, qindra banorë të pastrehë janë ende në pritje të banesave të premtuara nga programi i zvarritur dhe jotransparent i Rindërtimit. https://www.vna.al/sociale/rindertimi-banoret-ende-ne-pritje-te-shtepive-i17614

Protestat e fermerëve në Greqi po përshkallëzohen dita-ditës, me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore në mbarë vendin. Ndërsa mobilizimet vazhdojnë të rriten, vëmendja është përqendruar te mbledhja e Komitetit Panhelenik javën e ardhshme, ku pritet të përcaktohet strategjia dhe kërkesat për zgjidhje konkrete. Bllokime të shumta janë regjistruar në Thesali, Greqinë Qendrore dhe Akaia, ndërsa sipas fermerëve, veprime edhe më radikale, si bllokimi i porteve dhe doganave, janë në shqyrtim. Aksi ndërkombëtar Kakavijë–Janinë mbetet i bllokuar, duke lejuar vetëm lëvizje emergjente dhe urgjenca mjekësore. Fermerët deklarojnë se kërkojnë masa urgjente dhe theksojnë se nuk pranojnë dialog formal pa rezultate të prekshme. Nga ana tjetër, qeveria paralajmëron masa të forta ndaj veprimeve agresive dhe përplasjeve me policinë, të cilat janë shfaqur gjatë përpjekjeve për të bllokuar edhe aksesin drejt aeroporteve. https://www.vna.al/rajoni/fermeret-greke-intensifikojne-protestat-bllokime-masive-ne-rruge-dogana-d-i17605

Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së publikoi pamje nga operacioni i ndalimit të një anijeje të lidhur me një kartel trafiku droge, që transportonte rreth 20,000 paund kokainë në Paqësorin Lindor. Në videot e publikuara shihet një snajperist i Rojës Bregdetare që godet motorin e skafit për ta çaktivizuar, duke lejuar më pas që një anije tjetër me forcat speciale të kryejë arrestimin e ekuipazhit. Operacioni tregon koordinimin e forcave amerikane për të parandaluar trafikun ndërkombëtar të drogës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme