Kronika 2 May 2024, 12:13 Nga VNA

Gjyqi për Gërdecin/ GJKKO rrëzon kërkesën e avokatëve të Mediut, ja si do merren në pyetje deshmitarët amerikan

Ndaje në Whatsapp
Gjyqi për Gërdecin/ GJKKO rrëzon kërkesën e

5 shtetasit amerikanë dëshmitarë në procesin ndaj Mediut do të pyeten nga FBI me praninë e një avokati amerikan që do të përfaqësojë Fatmir Mediu. GJKKO përcaktoi mënyrën e marrjes në pyetje dhe kësisoj ra kërkesa e që kishin bërë avokatët e Mediut që dëshmitarët të pyeteshin përmes videokonferencës. Ndërsa seanca u shty për në datën 15 maj.

Në procesin e sotëm ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu avokatët kerkuan që 5 dëshmitarët shtetas amerikanë të pyeten përmes videokonferencës, pasi kjo i shërben zbardhjes të së vërtetës. Nëse kjo nuk bëhet e mundur të caktohet dhe të jetë prezent një avokat që të përfaqësojë interesat e Mediut.

Prokurorët e SPAK shprehën dakordësinë nëse bëhet e mundur pyetja e dëshmitarëve me videokonferencë dhe nëse është e ligjshme. Ndërkohë autoritetet amerikane kanë kthyer përgjigje që pyetja e tyre mund të bëhet nga agjetët e FBI.

Në të kundërt, avokatët i kërkuan gjykatës të autorizojë prezencën e gjeneral major Andrey Turley, avokat penalist, si përfaqëdues i Mediut gjatë ekzekutimit të letër porosisë. Mbrojtësit kërkuan edhe mundësinë e autorizimit për prezencën e njërit prej tyre.

Mediu mbrohet nga Ardian Visha dhe Henrik Ligori.  Ish ministri i mbrojtes akuzohet për tragjëdine e Gërdecit me 26 të vrarë e qindra të plagosur.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme