Histori të harruara 3 July 2026, 14:13 Nga VNA

Kur turma bërtiste ‘në litar’: 80 vjet nga gjyqi që vulosi terrorin komunist në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Kur turma bërtiste ‘në litar’: 80 vjet nga gjyqi që

 

Më 2 korrik 1946, vetëm pak muaj pasi komunistët kishin marrë pushtetin, u dha vendimi i një prej proceseve politike më të njohura të historisë shqiptare. Në sallën e kinemasë “Nacional” në Tiranë, e kthyer në gjykatë, përfundoi gjyqi ndaj grupimit “Bashkimi Demokratik”, ku në bankën e të akuzuarve ndodhej edhe shkrimtarja dhe intelektualja Musine Kokalari, përfaqësuesja e social-demokracisë shqiptare.

Për dy javë me radhë, nga 17 deri më 30 qershor 1946, Radio Tirana dhe shtypi i kohës ushqyen atmosferën e urrejtjes, duke transmetuar thirrjet e publikut që kërkonte dënimin me vdekje për të akuzuarit. Akuza ishte e njohur për çdo kundërshtar të regjimit: bashkëpunim me pushtuesit, përpjekje për rrëzimin e pushtetit me dhunë, sabotazh dhe lidhje me “agjentët anglo-amerikanë”. Gjatë procesit, prokurori Haznedari e quajti Partinë Social-Demokrate një “parti social-kriminale”. Musine Kokalari nuk i pranoi kurrë akuzat.

Vendimi ishte i pamëshirshëm. Nëntë persona u dënuan me vdekje, pesë me burgim të përjetshëm dhe dhjetëra të tjerë me dënime nga 5 deri në 30 vjet burg. Mes tyre ishte edhe Musine Kokalari, e dënuar me 20 vjet burg. Të gjithë humbën pasuritë, të drejtat civile dhe politike, ndërsa për të dënuarit me vdekje nuk pati asnjë shpresë.

Brenda po asaj dite, Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi çdo kërkesë për falje. Në agimin e 3 korrikut 1946, në orën pesë të mëngjesit, nëntë të dënuarit u pushkatuan. Para ekzekutimit, secili prej tyre la të njëjtën fjali, që mbeti në histori si një akt dinjiteti në çastet e fundit të jetës:

“Rroftë Shqipëria me Kosovën!”

Tetëdhjetë vjet më vonë, ky proces mbetet simbol i një drejtësie të kthyer në instrument politik, ku vendimi ishte marrë përpara se të hapej gjyqi dhe ku dënimi i mendimit ndryshe u paraqit si drejtësi. Kujtimi i Musine Kokalarit dhe i të gjithë atyre që u dënuan në atë sallë nuk është vetëm një faqe historie, por edhe një kujtesë se liria dhe drejtësia humbasin kur gjykatat pushojnë së qeni të pavarura dhe kthehen në zëdhënëse të pushtetit.

Lexo gjithashtu

Video

Spektakël dhe adrenalinë në qiell! Rreth 150 pilotë nga e gjithë bota konkurruan në Kampionatin Botëror të Paragliding, duke përshkuar një itinerar prej rreth 100 kilometrash me pika të përcaktuara përmes GPS-it. Shpejtësia, koha dhe qëndrimi në krye të garës përcaktuan pikët, ndërsa dhjetëra paragliderë dhuruan pamje spektakolare në qiell.

Një ngjarje e rëndë është raportuar pranë kufirit mes Republikës së Afrikës Qendrore dhe Kamerunit, ku një rrëshqitje dheu ka goditur një minierë artizanale ari. Sipas autoriteteve lokale, dhjetëra persona dyshohet se janë varrosur nën masën e dheut, ndërsa ekziston frika se disa prej tyre mund të jenë ende të bllokuar nëntokë. Ngjarja ka ndodhur teksa njerëzit ndodheshin duke punuar në minierë. Rrëshqitja e dheut ka zënë në befasi punëtorët, duke shkaktuar një situatë të rëndë. Ende nuk ka një bilanc përfundimtar të viktimave, ndërsa vijojnë përpjekjet për të përcaktuar numrin e personave të bllokuar dhe për zbardhjen e plotë të përmasave të tragjedisë.

Policia Kufitare në aeroportin Milano Malpensa ka arrestuar 10 gra, mes tyre edhe të mitura, të dyshuara për rreth 100 vjedhje. Sipas autoriteteve, ato shfrytëzonin turmat në ashensorë për të shpërqendruar udhëtarët dhe për t’u vjedhur kuleta, para dhe sende me vlerë.

Policia Kufitare në aeroportin Milano Malpensa ka arrestuar 10 gra, mes tyre edhe të mitura, të dyshuara për rreth 100 vjedhje. Sipas autoriteteve, ato shfrytëzonin turmat në ashensorë për të shpërqendruar udhëtarët dhe për t’u vjedhur kuleta, para dhe sende me vlerë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme