Lifestyle 8 Nëntor 2024, 08:11 Nga VNA

Kujdes! Këto gjëra nuk duhet të bëni për një lidhje të shëndetshme

Ndaje në Whatsapp
Kujdes! Këto gjëra nuk duhet të bëni për një

Nëse do të futësh një frymë të re gjatë këtij viti në marrëdhënien në çift, pse nuk përfiton nga disa këshilla të cilat do të të ndihmojnë për të të orientuar në një marrëdhënie të re, e cila fillimisht kërkon që të lësh mënjanë disa gabime.

Më poshtë janë disa prej zakoneve më të këqija që duhet t’i shmangësh, nëse do vërtet të kesh një marrëdhënie më të shëndetshme. Pritja që ai të bëjë hapin e parë Nëse do që të takosh një djalë, duhet ta çosh veten në atë vend. Një gjë aq e thjeshtë sa buzëqeshja ose flirti me sy është treguesi më i mirë që funksionon gjithmonë. Të jetosh të kaluarën Mos mendo më për marrëdhëniet e dështuara, zhgënjimin apo gabimet e së shkuarës. Mbylle atë kapitull dhe lëri vetes hapësirë për një eksperiencë të re dhe të hapur. Shpenzimi i kohës me dikë që nuk të tërheq Ai mund të jetë njeri i mirë, por nëse nuk ke asnjë shkëndijë apo trokitje zemre që të çon drejt tij, atëherë mos shpenzo kohë kot me të. Shpenzimi i kohës me dikë që nuk është i dhënë pas teje Braktise këdo që nuk t’i kthen mbrapsht mesazhet. Tjetri! Fshehja e së shkuarës Nëse do të jesh “cool girl”, kush mund të shqetësohet nëse del çdo fundjavë me një djalë tjetër? Por nëse nuk i jepni njëri-tjetrit hapësirën e nevojshme, është mirë të flisni. Është e vetmja mënyrë që do ta bëjë të lumtur dhe të qëndrueshme marrëdhënien tuaj. Të fokusuar në gjërat personale A flet ai vazhdimisht për punën, për ambiciet e tij apo për gjithçka kërkon të arrijë në karrierë? A kalon shumë kohë me shokët fundjavave? Të njëjtën gjë bën edhe ti? Nëse fokusoheni më shumë në gjërat personale, puna, karriera, miqtë etj., marrëdhënia ka shumë gjasa të mos funksionojë. Jepi shanse atij dhe vetes që të kaloni më shumë kohë me njëri-tjetrin. Të shqetësuar vazhdimisht për mendimet e miqve Mos lejo që opinionet e miqve për punën, personalitetin, look-un apo influencën në shoqëri të bëhen të tepërta për ty dhe të dashurin. Dëgjoji këshillat e miqve, por beso në ndjenjat e vërteta të tij dhe në ndjenjat e tua. Përshkrimi vetëm me një shprehje “nuk është tipi im”. Mos lejo që këto fjalë të dalin nga goja, nëse je në lidhje online ose sapo ke filluar të frekuentohesh. Të presësh për mesazhet dhe telefonatat e tij Mjaft prite që të çojë gjithmonë ai mesazhe i pari. Mund të jesh edhe ti iniciatorja. Përfshirja e të tjerëve në marrëdhënien tuaj. A u fejua shoqja jote e ngushtë? Po të pyesin se kur i dashuri do të takojë prindërit? Mos u shqetëso më për këto dhe as mos i përfshi mikeshat në gjërat personale. Madje, as mos ia trego atij çfarë mendojnë ato për marrëdhënien tuaj. Të shtysh intimitetin Jeta dinamike e të gjithëve është një nga justifikimet më të përdorshme në ditët tona. Por koha e shtratit është po ashtu e shenjë për ta bërë më të fortë lidhjen, kështu që mos nxirr justifikime për këtë. As mos e shty për më vonë.

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme