Kronika 5 December 2025, 08:42 Nga VNA

Meta dhe Veliaj sot në GJKKO, do kalojnë për gjykim apo do presin hetime shtesë?

Ndaje në Whatsapp

Meta dhe Veliaj sot në GJKKO, do kalojnë për gjykim apo do presin

E premtja e 5 dhjetorit kthehet në një ditë kyçe për dy prej figurave kryesore politike në vend që ndodhen në qeli, Ilir Metën dhe Erion Veliajn. Ndërsa GJKKO pritet të vendosë nëse dosjet ndaj tyre do të kalojnë për gjykim apo do të rikthehen për hetime shtesë.

Seanca e sotme për Ilir Metën vjen pas shtyrjes së datës 27 nëntor, kur avokati i tij kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, me argumentin se në dispozicion kishte vetëm kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq. Kjo kërkesë, e pranuar nga gjykata, e zhvendosi vendimin për në 5 dhjetor, ku pritet të vendoset nëse dosja do të marrë dritën jeshile për gjykim.

SPAK e mbylli hetimin më 28 korrik dhe e kaloi çështjen për gjykim në fund të gushtit, duke bashkuar në një dosje tre hetime të ndara ndër vite: CEZ–DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, ndërsa nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, për pastrim parash.

Meta ndodhet në burg prej tetorit 2024, duke e bërë këtë proces jo vetëm juridikisht, por edhe politikisht të nxehtë. Vendimi i sotëm pritet të japë sinjale për mënyrën si do të trajtohen çështjet e profilit të lartë në muajt e ardhshëm.

Në të njëjtën ditë, GJKKO shqyrton edhe fatin e dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej shkurtit ndodhet në paraburgim me një sërë akuzash, përfshirë pastrim parash, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, rëndojnë akuzat për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash.

Seanca u caktua pasi Veliaj u paraqit në gjykatë më 2 dhjetor dhe kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, duke pretenduar se nuk ka pasur mundësi të kuptojë akuzat dhe se e drejta e tij për mbrojtje efektive është shkelur në mënyrë të vazhdueshme. Ai ka kërkuar kopje fizike të dosjes, duke argumentuar se USB-ja e dorëzuar avokatëve është e papërdorshme në kushte paraburgimi.

Përtej aspektit penal, çështja Veliaj ka prodhuar përplasje të fortë institucionale. Më 3 nëntor, Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë, duke rrëzuar vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe dekretin e Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve. Vetëm pak javë më pas, më 27 nëntor, Veliaj iu drejtua sërish Kushtetueses, kësaj here kundër vendimeve të gjykatave për masën e arrestit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme