Kronika 4 December 2025, 12:07 Nga VNA

Dëshmia e kambistit për grabitjen e kryer nga Nuredin Dumani: Me vete kisha 120 mln lekë. Ishin 4 veta, më qëlluan në gjoks dhe në këmbë

Ndaje në Whatsapp

Dëshmia e kambistit për grabitjen e kryer nga Nuredin Dumani: Me vete

Në procesin ndaj të pandehurve të dosjes "Plumbi i Artë" në GJKKO dëshmoi Xhemal Lici. Ky i fundit është kambisti që ra pre e grabitjes nga grupi kriminal i Nuredin Dumanit. Dumani mban tashmë statusin e të penduarit të drejtësisë.

"Unë dilja në 6:30 nga shtëpia në lagjen Kala në Elbasan. Atë ditë dola dhe futa lekët në makinë. Kisha 12 mln të reja me vete të vendosura në një çantë. Lekët në bagazh dhe u ktheva të mbyll derën e shtëpisë. Pastaj pashë që ishin 4 vete. Më qëlloi njëri, 2 herë në gjoks dhe 2 në këmbë", tha dëshmitari.

Ai shpjegoi se pas ngjarjes, disa herë vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela i kishte shkuar në dyqan dhe e pyeste nëse kishte dijeni se cilët ishin personat që e grabitën dhe qëlluan.

"Bujar Çela punonte taksixhi në të zezë. Thyente ndonjë 20-30 euro. Kur nuk kishte  njerëz ai pyeste. I thashë, ty nuk të vjen keq për mua, por duket sikur ke mizë në kësulë. Mos të të shoh më në dyqan", deklaroi dëshmitari.

Kambisti tha gjatë seancës se Talo Çelën nuk e njihte, por e kishte parë në TV. "Një vit para se të fliste Dumani unë e pashë Talo Çelën në një intervistë në televizion dhe e njoha, nga përmasat e trupit, si një nga personat që më ka goditur në ngjarje.

"Ai ka qenë pas Dumanit në ngjarje", theksoi kambisti.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme