Kronika 4 December 2025, 13:42 Nga VNA

Nën hetim për mashtrim, Federica Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës

Ndaje në Whatsapp

Nën hetim për mashtrim, Federica Mogherini jep dorëheqjen si

Federica Mogherini, ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe njëkohësisht rektore e Kolegjit të Evropës, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj pasi është marrë si person nën hetim në një çështje që lidhet me dyshime për mashtrim dhe favorizim në një program trajnimi diplomatik të financuar nga BE-ja.

Dorëheqja u komunikua pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të Kolegjit, ku Mogherini deklaroi se vendimi erdhi “në përputhje me rigorozitetin dhe drejtësinë” me të cilat, sipas saj, ka ushtruar gjithmonë detyrat publike. Ajo theksoi se largimi i saj synon të garantojë transparencë gjatë procesit hetimor.

“Në përputhje me rigorozitetin dhe drejtësinë më të madhe me të cilën kam kryer gjithmonë detyrat e mia, sot kam vendosur të jap dorëheqjen si rektore”, tha ajo.

Lëvizja vjen vetëm një ditë pasi Stefano Sannino, një tjetër zyrtar i lartë i BE-së dhe drejtues i Drejtorisë së Përgjithshme për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin, njoftoi se do të tërhiqet nga detyra në fund të dhjetorit, pasi edhe ai ishte përfshirë si i dyshuar në të njëjtin hetim.

Sipas Prokurorisë së BE-së, hetimi lidhet me një kontratë njëvjeçare të dhënë Kolegjit të Evropës në kuadër të një tenderi për ngritjen e një akademie të re dedikuar trajnimit të diplomatëve të rinj dhe nëpunësve civilë evropianë që përgatiten për poste në shërbimin e jashtëm të BE-së.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme