Kronika 4 December 2025, 15:05 Nga VNA

Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Tiranës pritet të shpallë vendimin për Mario Përlleshajn në 9 dhjetor

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Tiranës pritet të shpallë

Gjykata e Tiranës pritet të shpallë në datë 9 dhjetor vendimin përfundimtar për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e bashkëmoshatarit të tij, nëntorin e vitit të kaluar.

Gjatë seancës këtë të enjte, mbrojta ligjore e 15 vjeçarit kërkoi rikualifikim të veprës penale për të miturin nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike”.

Organi akuzës më herët kërkoi dënimin me 25 vite burg për autorin, por duke mbajtur parasysh nenit 97 të kodit penal për të miturit, që parashikon se nuk mund të jepet me shumë se gjysma e dënimit të parashikuar për këtë vepër në kodin penal. Kjo do të thotë që në rast se pranohet kërkesa e Prokurorisë, autori nuk mund të dënohet më shumë se 12 vite burg.

Tre ditë para se të vritej gjatë një sherri pas përfundimit të mësimit, Martin Cani dhe i dyshuari, kishin pasur një konflikt brenda shkollës, i cili në dukje u mbyll, por u ngelizhua edhe nga vetë oficerja e sigurisë së “Fan Nolit” duke mos u raportuar në drejtori apo tek prindërit e fëmijëve.

Skena tragjike e 18 nëntorit ndodhi pas mësimit. Ata u takuan jo shumë larg shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme