Kronika 4 December 2025, 16:27 Nga VNA

Kanosi me armë të riun, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

Ndaje në Whatsapp

Kanosi me armë të riun, arrestohet 26-vjeçari në

Një 26-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi dyshohet se ka kanosur një 20-vjeçar, duke qëlluar fillimisht me armë zjarri në ajër dhe më pas larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në afërsi të Stacionit të Trenit, në lagjen “Tre Heronjtë”. Pas njoftimit, forcat e Policisë së Shkodrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nga hetimet e para rezulton se konflikti kishte motive të dobëta. Gjatë ndërhyrjes, Policia gjeti edhe armën e zjarrit të përdorur nga i dyshuari.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme