Kronika 4 December 2025, 15:29 Nga VNA

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko

Ndaje në Whatsapp

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi

Gjykata e Apelit të Posacëm dënoi me 25 vite burgim Blendi Tetën për bashkëpunim në vrasjen e ish-policit Santjago Malko.

Vendimi u mor këtë të enjte pas rishqyrtimit të dosjes penale, e cila ishte rikthyer nga Gjykata e Lartë.

Teta u cilësua fajtor për akuzat “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Santjago Malko ishte njeriu më i besuar i Ervis Martinaj, bossit të kumarit të zhdukur pa gjurmë prej gushtit të 2022.

Klani Duka që ishte në armiqësi me Martinajn, pasi dështoi të vriste këtë të fundit, ekzekutoi besnikun e tij, Malkon.

Krahas Blendi tetës po gjykohen në procese të ndara dhe Leonard Duka, kreu i klanit Duka dhe disa të pandehur të tjerë. Sipas SPAK si ekzekutor ka vebpruar Fatmir Hyseni alias Musai i njohur si Docja.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme