Kronika 23 Dhjetor 2025, 14:40 Nga VNA

Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili paraqitet në SPAK, nën hetim për hakerimin e serverëve të Prokurorisë së Posaçme

Ndaje në Whatsapp
Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili paraqitet në SPAK, nën hetim për

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për hakerimin e serverëve të këtij institucioni.

Sipas SPAK, Ismaili ndodhet nën hetim penal dhe dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që ka kryer ndërhyrjen e paligjshme në sistemet informatike të Prokurorisë së Posaçme. Hetimet lidhen me sulmin kibernetik ndaj infrastrukturës së SPAK dhe komprometimin e sigurisë së të dhënave të saj.

Autoritetet bëjnë me dije se procedimi penal vijon dhe po hetohen rrethanat, rolet konkrete dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë në këtë çështje. Deri në këtë fazë, SPAK nuk ka dhënë detaje të tjera mbi masat e sigurisë apo akuzat specifike që mund të ngrihen ndaj Ismailit.

Video

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për hakerimin e serverëve të këtij institucioni. https://www.vna.al/kronika/ish-kreu-i-burgjeve-agim-ismaili-paraqitet-ne-spak-nen-hetim-per-hakerim-i18200

Ka ca punë të tjera Ulsiu. Nuk do merret gjithë ditën me mbledhjet e Këshillit të Mandateve

Me tensione është shoqëruar mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Gjatë zhvillimit të saj, shoferët e autobusëve të linjave urbane kanë kërkuar të futen në sallën e mbledhjes, por janë ndaluar nga efektivët e policisë bashkiake. Shoferët kanë kërkuar një takim me kryetaren e bashkisë për të diskutuar problemin e ngritur edhe një ditë më parë, atë të konkurrencës së paligjshme në transportin urban.

Deputetja e PS Olta Xhacka paraqitet në SPAK.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme