Kronika 23 December 2025, 12:51 Nga VNA

Avokati Haxhia: Agasi nuk është arratisur, por do kthehet të përballet me drejtesinë

Ndaje në Whatsapp
Avokati Haxhia: Agasi nuk është arratisur, por do kthehet të

Maks Haxhia, avokati i Ergys Agasit, u paraqit këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të tërhequr dokumentet që lidhen me klientin e tij.

Në një deklaratë për mediat, Haxhia tha se dosja hetimore është shpërndarë në media, ndërkohë që ai dhe klienti i tij ende nuk e kanë marrë zyrtarisht. Sipas tij, në dosjen e SPAK nuk ka asnjë provë që vërteton përfshirjen e Agasit në fushën e tenderave apo në rrëmbim personi.

Avokati bëri të ditur se Ergys Agasi ndodhet aktualisht jashtë shtetit, ku po lidh një marrëveshje biznesi, dhe se sapo të kthehet në Shqipëri do të përballet me drejtësinë. Ai theksoi se Agasi do të vetëdorëzohet dhe do të mbajë qëndrimin e tij përpara organeve të drejtësisë.

Haxhia deklaroi gjithashtu se nxjerrja e të dhënave të dosjes në media e komprometon procesin hetimor dhe se, sipas tij, konkluzionet po nxirren nga politika dhe opozita, jo nga provat.

Zoti Agasi nuk ka përfituar asnjë tender nga financat që kanë të bëjnë me taksat dhe tatimet e personave, pra nga pushteti. Nuk ka asnjë veprimtari të jashtëligjshme. Sa i përket atyre filmimeve që janë bërë, është një instrument sigurie. Pasi shumë kohë më parë zotit Agasi i janë tentuar të vidhet. Por nuk regjistron zëra, por vetëm lëvizjet. Ai nuk është arratisur, por është në një shtet duke lidhur një marrëveshje. Kur të kthehet, do të përballet me drejtësinë. Në këto momente përkon shumë lëvizjet e Agasit me këto zhvillime politike. SPAK e komprometon kjo nxjerrje e hetimeve.”, tha ai.

Duke iu referuar çështjes së Gerond Meçes, i cili pretendohet se është marrë peng dhe kërcënuar për t’u tërhequr nga ankimimet për tenderat e AKSHI-t, Haxhia tha se Agasi nuk ka asnjë njohje me këtë person dhe nuk ka përfituar tendera nga buxheti i shtetit.

“Nuk ka asnjë provë që zoti Agasi të jetë marrë me tendera apo të ketë lidhje me personin që pretendohet se i është hequr liria”, u shpreh avokati.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme