Bota 23 December 2025, 16:11 Nga VNA

Rrëzohet avion i Marinës Meksikane, 5 viktima

Ndaje në Whatsapp
Rrëzohet avion i Marinës Meksikane, 5 viktima

Marina Meksikane konfirmoi se një avion i saj u rrëzua pranë Galveston-it, në shtetin amerikan të Texas, gjatë një misioni mjekësor që përfundoi tragjikisht. Si pasojë e incidentit, pesë persona kanë humbur jetën, dy të tjerë kanë shpëtuar pa lëndime, ndërsa një person rezulton ende i zhdukur.

Sipas njoftimit zyrtar, avioni i tipit “King Air ANX-1209” kishte në bord tetë persona, përfshirë një të mitur. Në mjetin ajror udhëtonin katër oficerë të Marinës Meksikane dhe katër civilë, të angazhuar në mbështetje të Fondacionit “Michou y Mau”, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon fëmijët me djegie të rënda.

I mituri që po transportohej për trajtim mjekësor është konfirmuar mes viktimave. Operacionet e kërkim-shpëtimit u kryen nga Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara, e cila lokalizoi avionin në oqean.

Ministria e Jashtme e Meksikës, përmes një deklarate në platformën X, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe njoftoi se, nëpërmjet Konsullatës së Përgjithshme të Meksikës në Hjuston, ka vendosur kontakte me autoritetet lokale për të ofruar mbështetje konsullore.

Sipas raportimeve lokale, avioni po përgatitej për ulje në momentin e rrëzimit, ndërsa në zonë raportohej mjegull e dendur, e cila mund të ketë ndikuar në incident.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme