Kronika 23 December 2025, 15:03 Nga VNA

I sekuestrohet 3 mln euro pasuri një personi në Gjirokastër

Ndaje në Whatsapp
I sekuestrohet 3 mln euro pasuri një personi në Gjirokastër

Prokuroria e Gjirokastrës ka sekuestruar pasuri me vlerë 3 milionë euro të një shtetasit Drini Aliko. 

Sipas hetimeve pasurore, shtetasi Drini Aliko rezultoi se nuk ka burime të ligjshme për krijimin e këtyre pasurive. Kërkesa për konfiskim u paraqit në kuadër të hetimit pasuror nr. 2 të vitit 2019 dhe u pranua nga gjykata kompetente.

Pasuritë e konfiskuara përfshijnë:

Truall me sipërfaqe 350 m² në qytetin e Gjirokastrës;
Truall me sipërfaqe 1500 m² dhe ndërtim 23 m² në Lazarat, Gjirokastër;
Truall me sipërfaqe 450 m² në Grehot, Gjirokastër;
Truall me sipërfaqe 1646 m² në Grehot, Gjirokastër;
Arë me sipërfaqe 7000 m² në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër;
Banesë me sipërfaqe ndërtimi 120 m² dhe sipërfaqe sheshi 600 m² në Lazarat;
Karburant me sipërfaqe 148 m² në Kordhocë, Gjirokastër;
Ndërtesë zyrash dy-katëshe me sipërfaqe 69 m² në Kordhocë;
Lokal me sipërfaqe 94 m² në Kordhocë;
Magazinë me sipërfaqe 437 m² në Kordhocë;
Magazinë me sipërfaqe 98 m² në Kordhocë;
Magazinë me sipërfaqe 542 m² në Kordhocë;
Vendroje me sipërfaqe 5 m² në Kordhocë;
Nyje betoni me sipërfaqe 55 m² në Kordhocë;
Vend afrimi i materialeve të ngurta me sipërfaqe 424 m² në Kordhocë;
Truall me sipërfaqe 2224 m² në Kordhocë;
Truall me sipërfaqe 1608 m² në Kordhocë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër bën me dije se mbetet e angazhuar në hetimin me prioritet të procedimeve pasurore, si dhe në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, në zbatim të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Në vijim, Prokuroria thekson se do të vazhdojë hetimet për grupveprat penale që lidhen me pasurimin e paligjshëm, duke marrë të gjitha masat e nevojshme ligjore për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive përkatëse.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme