
VNA ka zbardhur dëshminë e biznesmenit Gerond Meçe i cili u rrëmbye me urdhër të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit për ta detyruar që të tërhiqej nga ankimimet për tenderat e AKSHI.
Në dëshminë e tij, Meçe shpjegon se pasi ka dalë nga pallati ku banonte, është ndalur pranë makinës së tij kur një automjet Range Defender, ngjyrë e zezë, me fenelina policie, ka ndaluar pranë tij. Tre persona me uniforma të ngjashme me të policisë dhe jelekë me mbishkrimin “BKH” e kanë futur me forcë në makinë. Ai shprehet se pasi e kanë futur në automjet, ka kuptuar që personat nuk ishin punonjës të SPAK-ut, pasi i kishin vënë kapuç në kokë, ndërsa makina ka devijuar drejt fshatit Krrabë dhe më pas një zonë të izoluar pranë fshatit Gracen.
Gjatë rrëmbimit, ata i kërkuan Meçes të jepte fjalëkalimet e telefonit, dhe më pas i treguan një dokument Excel ku ishin të listuar tenderat për të cilët kompania e tij kishte bërë ankime në KPP dhe Gjykatën Administrative. Personi i parë në makinë i kishte kërkuar që Meçe të tërhiqej nga procedurat, duke i bërë të ditur se nuk kishin interes për pasurinë e tij, por vetëm për të ndërprerë ankimimet.
Pjesë nga dëshmia
Me datë 12 gusht
Gerond Mece tregon se me 12 gusht 2025 deri në orën 10.30 ka qenë në shtëpi.
Kur ka dalë nga pallati ku banon, eshte drejtuar për te makina e tij që ka qenë e parkuar në krah të pallatit, konkretisht përballe supermarketit market X një makinë e tipit Hyundai me targë AB028LB. Në atë vend janë disa poste parkimi rresht dhe ngjitur ndodhet muri rrethues i një biznesi, Autoservis Lavazh.
Ka hapur nga distanca bagazhin e makinës, ka vendosur çantën e shpinës dhe çantën e dorës në bagazh dhe në atë moment është afruar një automjet fuoristradë Range Defender, ngjyrë e zezë, me fenelina policie, me targa shqiptare, të cilat në ato momente nuk i ka fiksuar por më vonë ka parë që targat e këtij automjeti janë AC121JJ. Ndërkohë që makina ka lëvizur drejt tij, ai ka fiksuar një person jashtë makinës i cili e ka thirrur në emër Geront Meçe. Ky person kishte këto karakteristika: i gjatë rreth 173cm, me trup mesatar, me flokë të zeza e të drejta të shtrira poshtë, pa mjekër, i veshur me uniformë ngjyrë blu me krah të gjata, si dhe jelek ngjyrë e verdhe me mbishkrim BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit). Nuk ka dalluar shenja të veçanta në pamjen vizuale të tij. Ky person i thotë: "Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë". Në atë moment ka besuar që është SPAK dhe është bindur pa krijuar pakënaqësi apo rezistencë për shkak se ishte në oborrin e pallatit të tij. Në këtë moment nga dera mbrapa ka dalë një person i dytë i cili i ka hapur vendin për t'u futur brenda, nuk ka qenë as ky i maskuar në fytyrë por ishte pak si i shëndoshë, veshur me bluzë si ato të policisë, sipas perceptimit të deklaruesit. Më pas ka parë brenda në makinë që ky person ka patur të veshura xhinse të zeza. Në momentin kur e ka thirrur në emër personi i parë, deklaruesi ka shtypur butonin e bagazhit të makinës i cili automatikisht ka filluar të mbyllet. Në këtë kohë kur po mbyllej bagazhi, eshte futur te sedilja mbrapa në mes e automjetit Defender. Në atë moment ka hyrë edhe personi i tretë në makinë nga krahu i majtë i tij, i cili kishte veshje të njëjtë me personin e dytë, me xhinse të zeza dhe me bluzë si ato të policisë, i shendoshe por pa maske, fytyrë e rrumbullakët, të cilin është në gjendje ta identifikojë lehtësisht. Dy personat që kanë qenë mbrapa me Gerondin (personi dy dhe personi tre) kanë qenë me tatuazhe, personi i dytë ka patur tatuazh në pjesën e jashtme të dorës së djathtë, midis gishtit të madh dhe gishtit tregues, tatuazh me formë si ajo e germës "b" në krahun e kundërt, e pambyllur plotësisht dhe diku nga mesi kishte një pikë. Personi i tretë, në parakrahun e dorës së majtë ka komplet parakrahun tatuazh bardh e zi. Ka dëgjuar që shoferi, i cili ishte me maskë, i flet personit të parë duke i kërkuar që të merrte dy çantat e Gerondit nga bagazhi i makinës. Ky merr çantat e i fut në makinë. Pasi futen brenda, deklaruesi i ka pyetur: - Keni ndonjë letër, ju lutem ma jepni? Personi i parë që ishte në vendin e pasagjerit para, i thotë je është arrestuar dhe i thotë personit të dytë (në të djathtën e Gerondit) t'i vërë prangat. Deklaruesi i kërkon përsëri t'i japin letrat, dhe se duhet të telefonojë në familje. Personi i parë i thotë që letrat do la japin në komisariat, ndërkohë që makina lëviz për të dalë nga oborri i pallatit. Personat mbrapa tentuan té véně prangat, por fakti që personi i dytë nuk dinte t'i vinte prangat dhe ka ndërhyrë personi i tretë, ka bërë që deklaruesi të dyshojë që këta nuk ishin punonjës siç u prezantuan
Në momentin që po vinin prangat deklaruesi u thotë "o çuna unë nuk jam kriminel". Personi i dytë thotë "Ça the ti, ça the, kush është kriminel?!!", ndërkohë që shoferi u thotë vini kapuçin. Kur po dilnin nga parkingu i oborrit ka parë babain e tij dhe në atë moment i kanë vënë kapuçin e zi në kokë. Ka kuptuar që personat nuk janë nga SPAK-u. Makina për punë sekondash ndalon në semafor, deklaruesi mendon që do ecte drejt, ndërkohë që makina devijon majtas i pyet se në cilin komisariat do më çonin Personi i parë i thotë "në komisariatin më të afërt". Personat para kishin komunikime me zë të ulët mes tyre. Deklaruesi kupton që lëvizjet e makinës ishin për nga Durrësi duke krijuar bindjen që nuk ishin SPAK-u dhe u thotë "Çuna, e mora vesh se çfarë jeni."
Makina merr në drejtim të Astirit dhe në ato momente u ka thënë "Çuna, unë jam në moshë dhe kam probleme me zemren, kapuçi që kam në kokë më pengon frymemarrjen". Kur makina futet në Unazën e Madhe sapo kalon Astirin, i heqin kapuçin nga koka, por personi i tretë (në të majtën e tij) mundohet t'ia mbaje kokën poshte dhe i mbulonte fytyren me doré, por pavarësisht kësaj ai ka parë gjithë itinerarin që do ia japë ne komisariat. Personi i tretë filloi të ushtronte force te prangat duke i shtrënguar, pas refuzimit për t'i dhënë passëord-in. Ata i thonë "ta tregojmë ne, e dimë ne çfarë je ti, hajdut je ti
Makina ka marrë drejtimin për nga Elbasani, pas unazës së madhe, më pas kanë bërë dalje për në fshatin Krrabë dhe makina ka vijuar rrugën e vjetër të Elbasanit. Gjatë kësaj kohe ata nuk kane komunikuar. Kur kanë ndaluar, ora në automjet shënonte rreth 11:20, dhe janë gjendur në një vend si shesh i madh "ballkon" afer fshatit Gracen, me pamje nga fshati Papër, pasi deklaruesi pohon se në atë pozicion shikonte gjurmën e rrugës së re që po hapet, "Elbasan- Durrës". Në krah të majtë ishte një godinë me tulla të bardha e braktisur, një katëshe, pa dritare, e cila dhe një pemë përtej murit rrethues të rrugës. I kërkojnë të dalë jashtë nga makina dhe vazhdojnë t'i kërkojnë passëord-in e telefonit. Fillimisht refuzoi t'ua japë dhe në këtë moment vjen shoferi dhe e godet me shpulle. Marrin telefonin dhe e vendosin te gishti i deklaruesit pasi duart i kishte mbrapa. Personi i tretë i heq prangat nga mbrapa dhe ia vendos përpara. Aty arritën të hapin telefonin me gjurmën e gishtit të tij, dhe deklaruesi ka menduar që në atë moment ata e kaluan direkt në airplane mode. Në një moment të mëparshëm, pa u futur akoma në unazë ta madhe, kishte rënë telefoni pa pushim. Kjo i ka dhënë një shpresë që dikush po e kërkonte dhe prandaj nuk kishte pranuar t'u jepte passëord-in, pasi shpresonte se dikush do e gjente.
Personi i parë (pasagjeri para) thotë që "Po të kërkojmë të bashkëpunosh, jo si me passëord-in, se në të kundërt ke plumbin në kokë". Ky është edhe momenti ku të tre, përveç shoferit, demonstrojnë armët e shkurta që kishin në brez. Personi i dytë e nxjerr pistoletën nga brezi, e mban në dorë dhe bën veprime duke nxjerrë dhe futur karikatorin, ndërkohë që personi i parë po e mbante pistoletën në dorë duke e kërcënuar "Do bashkëpunosh apo si e ke?". Deklaruesi në këtë moment i thotë "Ore për çfarë të bashkëpunoj?". Personi i parë që ka qenë i veshur me jelek me mbishkrimin BKH (të cilin e ka hequr tashmë) shkon te makina dhe del me një zarf të bardhë në dorë, hap zarfin dhe i jep një letër që kishte një tabele Excel e i thote "E njeh këtë letër"?.. I treguan letrën, e cila ka një tabelë ku nga emërtimi kupion që janë të shkruar tenderat për të cilët kompania e tij i ka ankimuar dhe në një kolonë edhe gjendja, situata e tenderit në KPP (Komisioni I Prokurimit Publik). Gjithashtu ka evidentuar në këtë moment ndër të tjera një procedurë e cila ishte e shkruar Gjykata Administrative.
Ata e pyesin "a e kuptove"?? Në momentin e parë i thotë jo por ka perceptuar që dikush këtë ngjarje e ka organizuar për shkak të ankimimeve të tij. Në perceptimin e tij në atë moment mund të ishin shtatë deri në nëntë procedura. Personi i parë e pyeti "E kuptove?", ndërkohë që deklaruesi i thotë "Cfare duhet të kuptoj?". Personi i thote "Jane tendera që ke ankimuar ti dhe duhet të tërhiqesh. Nuk kemi pune me lekët e tua, ne e dimë që ke lekë, i gëzofsh ato, por s'ke punë te këto procedura dhe do tërhiqesh nga kito procedura". I thote "Çuna, muk behet kështu kjo punë, sepse edhe po u bë, u prish punë më shumë juve sesa mua". Ndërkohë Gerondi mundohet t'u mbushë mendjen që nuk bëhet në këtë moment tërheqja duke u sjellë në vëmendje se nuk është më administrator (të cilët i thonë që e dinin) por po u kërkonte kompromis që do ta bënte ditën në vijim nëse e lironin. I është dukur sikur situata po shkonte në favorin e tij, gjithashtu personi i parë i thotë që te terhiqet edhe nga giyqi në Gjykatën Administrative. Ne keto momente njëkohësisht kur personi i parë fliste me deklaruesin, ka parë që shoferi, por dyshon se edhe ndonjë person tjetër (i peste) që mund të ketë ardhur aty pranë me makinë tjetër (dyshon makinë Volvo) ka komunikuar nga telefoni i tij me administratorin Shkelqim Kerluku, dhe i thonë "Po ti na the që nuk bëhet ndërkohë administratori thotë bëhet". Nga ky moment ku Gerondi ka qenë i lidhur me pranga në njërën dorë te sedilja, personi dy dhe tre rrinin roje me të, ndërkohë që shoferi dhe personi i parë kanë qenë diku te godina, dyshon se aty ka qenë një person i pestë i cili ka bashkëvepruar në këtë aktivitet. Gjatë kësaj kohe personi i tretë dhe personi i dytë i heqin rrobat e policisë, ku personi i dytë është me këmishë dhe personi i tretë me bluzë të bardhë. Ky i fundit hoqi edhe maskën.






















