Kronika 14 August 2025, 14:58 Nga VNA

Ilir Proda “flirton” me gazetarët që i mbulojnë skandalet. Pranon çertifikatë nga një shoqatë në Fier

Ndaje në Whatsapp

Në Shqipëri, absurdi ka gjithmonë vend për të kaluar në një nivel tjetër. Para disa ditësh, policia bastisi zyrat e televizionit News24 me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Ilir Proda. Aksioni u zhvillua pa asnjë paralajmërim publik dhe deri sot, Proda nuk ka dhënë asnjë shpjegim për arsyet e këtij veprimi.

Në një vend normal, një ngjarje e tillë do të shkaktonte reagim dhe solidaritet të gjerë nga kolegët e tjerë të medias. Nuk është e thënë që të dalësh në protestë krah për krah me gazetarët e bastisur, por të paktën pritet të mbash një qëndrim dinjitoz. Në Shqipëri, ndodhi e kundërta: një grup gazetarësh nga Unioni i Qarkut Fier vendosën t’i dorëzojnë Prodes një Çertifikatë Mirënjohjeje për transparencë.

Ceremonia u zhvillua mes buzëqeshjesh, komplimenteve dhe fjalëve të mëdha për “standardet europiane të bashkëpunimit mes policisë dhe medias”. Duke i dëgjuar, do të mendoje se po flisnim për një shtet ku policia i fton gazetarët për kafe e biskota përpara se të ndërhyjë, jo për një realitet ku bastisjet ndodhin në heshtje, në orët kur televizioni ka më pak staf në punë.

Ilir Proda “flirton” me gazetarët që i mbulojnë

Çertifikata iu dorëzua Prodes si një trofe për “forcimin e transparencës institucionale”. Njësoj si t’u japësh medaljen e trimërisë “çunave të babit” me makina luksi, thjesht sepse nuk shkelën semaforin e kuq para policisë.

Në këtë histori, humbësi më i madh nuk është vetëm gazetaria e lirë, por edhe solidariteti mes gazetarëve. Sepse kur dinjiteti zëvendësohet me servilizëm dhe fjala “bashkëpunim” përdoret për të larë imazhin e atij që sapo ka mbyllur dyert e kolegëve të tu, nuk kemi më të bëjmë me profesion, por me një parodi të tij. Transparenca, në këtë rast, duket si vaji i ullirit “ekstra i virgjër” që të gjithë betohen për cilësinë e tij, por askush nuk ta tregon dot burimin. Dhe solidariteti mes gazetarëve, mesa duket, nuk është më oksigjeni i profesionit, por parfum i lirë mirënjohjeje.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme