Kronika 14 August 2025, 14:30 Nga VNA

"Po dëmton hetimin", Prokuroria e Elbasanit i ndalon telefonatat Sokol Mjacaj, ekzekutoi në qeli Arben Lleshin

Ndaje në Whatsapp
"Po dëmton hetimin", Prokuroria e Elbasanit i ndalon telefonatat

Prokuroria e Elbasanit ndërpret çdo komunikim të të dënuarit Sokol Mjacaj me persona jashtë burgut, përfshirë edhe familjarët e tij. Kjo masë është marrë pasi është konstatuar se Mjacaj ka regjistruar numrin e vëllait, ndërkohë që në fakt komunikon me persona të tjerë, përfshirë edhe një vajzë, të cilës i jep udhëzime.

Sipas Prokurorisë, ai ka shkelur jo vetëm rregulloren e burgut, por po pengon edhe hetimet lidhur me vrasjen e Arben Lleshit brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Vendimi i Prokurorisë është ankimuar nga familjarët e Mjacajt te Avokati i Popullit, por ndërkohë të gjitha shkallët e gjyqësorit kanë rrëzuar kërkesat e tij për ta nxjerrë nga regjimi i ashpër "41-bis".

Sokol Mjacaj është nën akuzë si ekzekutori i Arben Lleshit brenda qelisë së burgut të Peqinit. Prokurorët deklarojnë se është provuar përtej çdo dyshimi se ai ka vepruar si ekzekutor, por hetimet po vijojnë për të identifikuar porositësit dhe financuesit e krimit, si edhe bashkëpunëtorët e tij.

Në muajt e fundit, para se të ndodhte vrasja e Lleshit, në qelinë e Mjacajt janë sekuestruar tre celularë, të cilët janë dërguar për ekspertizë në laborator. Prokurorët pritet të analizojnë komunikimet e tij me shpresën se do të zbulojnë gjurmë të porositësve të krimit.

Arben Lleshi ishte dënuar më parë për vrasjen dhe djegien e trupit të Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe. Pas kësaj ngjarjeje, në familjen Lleshi janë vrarë dhe zhdukur gjithsej pesë persona.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme