Kronika 14 August 2025, 14:54 Nga VNA

Vrasja e postierit Lulzim Visha, Gjykata liron Eduart Lamin. U dënua vetëm për armëmbajtje, nuk u ngrit akuzë për vrasje.

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e postierit Lulzim Visha, Gjykata liron Eduart Lamin. U dënua

Eduart Lami, i arrestuar pas ekzekutimit mafioz të postierit Lulzim Visha, është liruar nga burgu me vendim të Gjykatës së Tiranës, pas vrasjes së Vishës në Zall Mner.

Pas krimit, Policia ushtroi kontrolle në disa banesa, në kuadër të hetimeve dhe në shtëpinë në pronësi të Ervis Lamit, kushëririt të Eduartit, u zbulua një armë pa leje.

Lidhur me akuzën e armëmbajtjes pa leje, Eduart Lami me gjykim të shkurtuar u dënua me 10 muaj burgim, kohë të cilën gjykata konstatoi se e ka shlyer me kohën e paraburgimit. Në këto kushte, gjykata urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm.

Por ndonëse e mbajti të izoluar në qeli nga janari 2025 e deri më tani, prokuroria nuk gjeti prova për implikimin e Eduart Lamit në vrasje. Megjithatë, hetimet për zbulimin e autorëve të krimit të rëndë janë duke vijuar.

Postieri Lulzim Visha u gjet i vrarë në makinën e tij në Zall Mner mëngjesin e 24 janarit 2025.

Policia ngriti dyshime se vrasja mund të kishte ndodhur për motive pronësie, pasi ai ishte përplasur edhe fizikisht me Ervis Lamin për një pronë. Ervis Lami rezulton të jetë një nga emrat kryesorë të botës së krimit dhe i dyshuar për krime të rënda, për të cilat është nën hetim. Ndërkohë që lidhur me Lulzim Vishën nuk u përjashtua as pista e vrasjes për motive gjakmarrjeje, pasi vëllai i viktimës në 1997 vrau Refik Domin. Ai e ka përfunduar dënimin për këtë krim dhe dy familjet Visha e Domi nuk rezulton të kenë pasur më problem.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme