Kronika 13 August 2025, 11:28 Nga VNA

GJKKO lë në burg Ilir Metën, SPAK: Nëse lirohet, rrezik të frikësojë dëshmitarët

Ndaje në Whatsapp
GJKKO lë në burg Ilir Metën, SPAK: Nëse lirohet, rrezik

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës dhe lë në fuqi masën e arrestit në burg.

Gjatë seancës, burimet konfirmojnë se SPAK ka pretenduar se nëse Meta lirohet, do të ndikojë për intimidimin e dëshmitarëve dhe në këtë mënyrë mund të dëmtojë procesin në themel. Ish-presidenti është i pandehur nga SPAK për akuza të rënda dhe këtë vjeshtë pritet të nisë betejën me drejtësinë.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi/i pandehuri Ilir Metaj me datë 06.08.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës

kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit personal të “arrestit në burg” për

shtetasin Ilir Metaj, akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që

ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrim

i produkteve të veprës penale”

.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet

112 dhe 260/2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 546, datë 13.08.2025, vendosi:

1. 2. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e

Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon

nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme