Kronika 13 August 2025, 13:38 Nga VNA

Mbrojtja: Jemi në proces për blerjen e dy avionëve shumërolësh

Ndaje në Whatsapp
Mbrojtja: Jemi në proces për blerjen e dy avionëve

Në një kohë kur Shqipëria po kalon një situate dramatike për shkak të zjarreve të favorizuara nga temperatuarat ekstremisht të larta dhe avionët zjarrëfikës të ardhur nga vendet e BE-së nga flota e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile po ndihmojnë Shqipërinë të përballojë situatën, zyrtarët e lartë duket se po “fshihen” pas propagandës duke maskuar të vërtetën mbi shkallën e përgatitjes shtetërore për emergjenca të tilla.

 Më 29 korrik 2025, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu deklaroi publikisht se “janë alokuar fondet, kemi buxhetin dhe kemi realizuar edhe procedurën për blerjen e dy avionëve zjarrfikës”. Kjo deklaratë erdhi fill pas publikimit nga Faktoje të një artikulli ku dokumentohej se qeveria shqiptare nuk e kishte mbajtur premtimin për të siguruar dy avionë zjarrfikës për sezonin e zjarreve në verën 2025.

Por sa e vërtetë është kjo deklaratë?

Çfarë thotë Ministria e Mbrojtjes?

Pas kësaj deklarate Faktoje u interesua për më shumë detaje përmes një kërkese për informacion. Në përgjigjen e saj zyrtare për Faktoje, Ministria e Mbrojtjes sqaroi se nuk bëhet fjalë për avionë zjarrfikës, siç pretendoi ministri Vëngu, por për avionë shumërolësh, të cilët do të pajisen edhe me kapacitete për fikjen e zjarreve nga ajri. Këta avionë nuk janë të dedikuar për emergjenca civile apo shuarje zjarresh, por do të kenë gjithashtu funksione ushtarake.

Për më tepër, në kundërshtim me deklaratën e ministrit që pretendonte përfundimin e procedurës së blerjes, Ministria e pranoi se procesi është ende në zhvillim:

“Blerja e këtyre avionëve është në proces, i cili po shkon drejt përfundimit.”

– Ministria e Mbrojtjes për Faktoje

Gjithashtu, Ministria nuk dha informacione mbi koston e këtyre avionëve, si dhe refuzoi të tregojë afatet se kur do të merren në dorëzim ato, duke u justifikuar me klasifikimin “për qëllime ushtarake”.

Një histori që përsëritet

Kjo nuk është hera e parë që Ministria e Mbrojtjes i referohet këtyre avionëve shumërolësh si zgjidhje për përballimin e zjarreve. Në shtator 2024, në një tjetër përgjigje për Faktoje, institucioni parashikonte se avionët do të viheshin në funksion në fund të vitit 2025 ose fillim të vitit 2026.

Pra, edhe një vit më vonë, nuk ka ndryshuar as statusi i procedurës dhe as mungesa e transparencës.

Për këtë arsye, Faktoje e kategorizon deklaratën e ministrit Pirro Vëngu si të pavërtetë.

Në një kohë kur vendi përballet çdo verë me dhjetëra vatra aktive zjarri dhe një sistem të kufizuar menaxhimi të emergjencave, nevojitet më shumë transparencë dhe përgjegjshmëri në komunikimin publik, e jo deklarata që nuk qëndrojnë përballë fakteve.

Faktoje.al 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme