Histori të harruara 24 February 2026, 17:38 Nga VNA

Dosjet e para të korrupsionit në tranzicion. Janar 1991: “Duhet të japësh 2000 lekë, ndryshe nuk del nga burgu”

Ndaje në Whatsapp

Dosjet e para të korrupsionit në tranzicion. Janar 1991: “Duhet

VNA sjell këtë herë në rubrikën “Histori të Harruara” një dokument të rrallë të janarit 1991, që hedh dritë mbi një realitet pak të folur të ditëve të para të demokracisë shqiptare.

Sot flasim për “korrupsion sistemik”, për “kapje shteti”, për “drejtësi të re” dhe “reforma të thella”. Duket sikur janë produkte të dekadave të fundit.

Por një deklaratë e shkruar me dorë, e datës 22 janar 1991, na kujton se pazari me ligjin nuk lindi dje.

Demokracia sapo kishte nisur. Në sheshe flitej për pluralizëm. Monumentet po rrëzoheshin. Fjalimet për liri mbushnin ekranet. Ndërsa në korridoret e një burgu, sipas kësaj deklarate arkivore, liria kishte çmim: 2000 lekë të reja.

Dokumenti është firmosur nga Albert Hajdar Pashollari. Ai shkruan se, pasi kishte kryer gjysmën e dënimit, paraqiti kërkesë për lirim të parakohshëm. Fillimisht, sipas tij, shefi i policisë së repartit i tha se çështja do të shtrohej në komision dhe se do të lirohej “siç është bërë”.

Por më pas, një operativ e thërret sërish dhe i flet hapur:

“Albert, ti ke shumë dënim, prandaj duhet të japësh të paktën 2000 (dy mijë) lekë të reja, se ndryshe prokurori nuk ta aprovon lirimin.”

Në fund të deklaratës ai shënon se në ditën e gjyqit nuk u lirua dhe se detyrohet ta shkruajë këtë dokument “për të dalë mbrojtjen deri në një gjyq dhe ndonjë ligji”.

Janari i vitit 1991 ishte një moment simbolik: sistemi komunist ishte në shpërbërje, pluralizmi kishte lindur, por strukturat e vjetra të pushtetit vazhdonin të funksiononin. Në teori, vendi po hynte në epokën e shtetit ligjor. Në praktikë, mentaliteti i zyrës mbetej i njëjtë.

2000 lekë për një vendim që duhej të ishte juridik.

Ky dokument nuk është vetëm historia e një individi. Është një dëshmi se korrupsioni nuk ishte një devijim i vonshëm i demokracisë shqiptare, por një kulturë pushteti që u riciklua nga sistemi i vjetër në sistemin e ri.

Ndryshuan flamujt. Ndryshuan partitë.
Por marrëdhënia mes qytetarit dhe zyrës — jo gjithmonë.

Nëse sot pyesim se kur nisi kalbëzimi institucional, ndoshta përgjigjja gjendet në këto fletë të zverdhura arkivi. Sepse demokracia shqiptare nisi me shpresa të mëdha.

Por në disa zyra, ajo nisi me tarifë.

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme