Histori të harruara 10 February 2026, 08:20 Nga VNA

Rrëfimi rrëqethës i Eqerem Veshit: “u dënova pa faj dhe firmosa nën torturë”

Ndaje në Whatsapp

Rrëfimi rrëqethës i Eqerem Veshit: “u dënova pa faj

Në rubrikën “histori të harruara”, VNA publikon dy letra të të dënuarit politik Eqerem Veshi, të dërguara në vitin 1970 nga Spaçi drejt strukturave më të larta të regjimit komunist. Dokumentet janë një dëshmi e drejtpërdrejtë e mekanizmit represiv të kohës dhe mënyrës se si ndërtoheshin fajësitë politike nën emrin e “vijës së Partisë”.

Në letrat e tij drejtuar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike, Veshi pretendon se është arrestuar dhe dënuar padrejtësisht, pa prova dhe nën dhunë. Ai këmbëngul se nuk ka kryer asnjë veprim armiqësor ndaj shtetit apo Partisë dhe se besnikëria e tij ndaj atdheut nuk ka ndryshuar kurrë.

Sipas rrëfimit të tij, Veshi është arrestuar në vitin 1968 dhe dënuar në 1969, pa i bërë të qarta arsyet konkrete të akuzave. Ai thotë se ka rezistuar sa ka mundur gjatë hetimeve, por është detyruar të firmosë procesverbalet pasi ndaj tij janë ushtruar tortura fizike dhe presion psikologjik.

Në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai akuzon hetuesit dhe prokurorët e Degës së Punëve të Brendshme të Sarandës se kanë manipuluar procesin, kanë shkruar çfarë kanë dashur vetë dhe e kanë detyruar të pranojë faj që nuk e ka kryer. Ai përmend edhe kërcënime me armë ndaj tij dhe presion mbi familjen.

Një element kyç i letrave është insistimi i Veshit se ai është dënuar si “klasë” dhe jo për fakte konkrete. Ai thekson me forcë se është shqiptar dhe jo grek, duke e cilësuar këtë etiketim si të fabrikuar dhe politikisht të motivuar.

Në fund të dy letrave, Veshi kërkon rishikimin e çështjes së tij, verifikimin e pretendimeve për torturë dhe gjykim të drejtë. Madje, ai shkon deri aty sa thotë se nëse provohet fajtor, është gati të pranojë dënimin më ekstrem.

Letra drejtuar Enver Hoxhës — Spaç, 30.9.1970

(tekst i pastruar gjuhësisht, pa ndryshuar thelbin)

Jam arrestuar në vitin 1968 dhe dënuar në 1969. Nuk di pse jam arrestuar dhe dënuar, se nuk di të kem bërë armiqësi kundër qeverisë dhe pushtetit. Vendosmërinë për atdheun nuk mund të ma heqë askush. Kam shpëtuar nga mosrezistenca e egër dhe torturat që më janë bërë.

Nëse personeli i D.P.B. të Sarandës mendon se fiton simpati duke arrestuar njerëz të pafajshëm, kërkoj që kjo të verifikohet edhe një herë. Jam dënuar si “klasë”, por jam shqiptar dhe jo grek. Shqiptarët nuk bëhen grekë.

D.P.B. e Sarandës, me në krye hetuesin Halit Kordhasi dhe prokurorin Thanas Vaso, kanë shkruar si kanë dashur vetë. Më kanë detyruar të firmos procesverbalet me zor. Nënkryetari i Degës më ka vënë pistoletën në gjoks dhe ka fyer familjen time.

Nëse unë kam punuar me zbulimin grek kundër Partisë dhe pushtetit, kërkoj heqjen e jetës me këmbëngulje. Ju lutem ta shikoni edhe një herë çështjen time.

Me respekt,
i dënuari — Eqerem Veshi
Spaç, 30.9.1970

Letra drejtuar Byrosë Politike — Spaç, 13.X.1970

Jam arrestuar në vitin 1968 dhe dënuar në 1969. Nuk di pse jam arrestuar dhe dënuar, se nuk di të kem bërë armiqësi kundër qeverisë dhe pushtetit.

Jam dënuar si “klasë”, por jam shqiptar dhe jo grek. D.P.B. e Sarandës më ka detyruar të firmos procesverbalet me zor. Nënkryetari i Degës më ka vënë pistoletën në gjoks dhe më ka fyer familjen.

Nëse kam punuar me zbulimin grek kundër Partisë, kërkoj heqjen e jetës me këmbëngulje. Ju lutem ta shikoni sa më parë çështjen time.

Me respekt,
i dënuari — Eqerem Veshi
Spaç, 13.X.1970

Rrëfimi rrëqethës i Eqerem Veshit: “u dënova pa faj

Rrëfimi rrëqethës i Eqerem Veshit: “u dënova pa faj

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme