Histori të harruara 18 Shkurt 2026, 09:11 Nga VNA

Dokumenti i rrallë: letra e nënës së Uran Kostrecit për lirimin e bashkëshortit në vitin 1948 dhe drama e një familjeje që nuk iu nënshtrua regjimit

Ndaje në Whatsapp

Dokumenti i rrallë: letra e nënës së Uran Kostrecit për

VNA sjell këtë herë në rubrikën “Histori të harruara” historinë e letrës të shkruar në vitin 1948, nga Nurije Kostreci, mamaja e desidentit të njohur Uran Kostreci drejtuar Enver Hoxhës, me një lutje të vetme: lirimin e bashkëshortit të saj, Fuat Kostreci, të dënuar me 101 vjet burg.

“Prej tre vjet burrin tem Fuat Kostreci e keni dënuar…”, shkruan ajo, duke rrëfyer se si kishte mbetur vetëm me fëmijët dhe me barrën e mbijetesës. Në letrën e saj ajo përpiqet të tregojë se i shoqi kishte qenë një njeri i zakonshëm, “që ka jetuar përherë me djersën e ballit”, dhe kërkon që të mos dënohej e gjithë familja për fatin e tij.

Rreshtat janë të thjeshtë, të drejtpërdrejtë dhe pa zbukurime: një nënë që kërkon “bukën thatë të fëmijëve”, një grua që thotë se është “e braktisur nga gjithë bota”, dhe një lutje që të paktën të mos i hiqej e drejta për të jetuar pranë familjes.

Por kjo letër nuk do ta ndalte kalvarin e familjes Kostreci. Vitet kaluan dhe djali i saj, Uran Kostreci, do të përballej me të njëjtin sistem që kishte dënuar të atin. Ai do të kalonte një pjesë të madhe të jetës në burgjet komuniste, duke mbetur një nga njerëzit që nuk u nënshtruan kurrë regjimit.

Kështu, letra e Nurije Kostrecit nuk mbeti vetëm një kërkesë për mëshirë. Ajo u shndërrua në fillimin e një historie që do të shënonte një familje të tërë, një histori që kaloi nga një brez në tjetrin, mes burgjesh, heshtjesh dhe qëndrese.

Në rubrikën “Histori të harruara”, VNA sjell këtë rrëfim si një kujtesë se pas dokumenteve të ftohta të historisë fshihen jetë reale — njerëz që kërkuan vetëm të jetonin dhe që refuzuan të dorëzoheshin.

Teksti i plotë i letrës:

VDEKJA FASHIZMIT – LIRI POPULLIT

Kryetarit të Qeverisë së Republikës Popullore,
Shokut Enver Hoxha,
Tiranë

E nënshkruara Nurije Fuat Kostreci (Drani), lindur dhe banuese në Korçë, paraqet lutjen për sa më poshtë vijon:

Prej tre vjetësh burri im, Fuat Kostreci, ndodhet i dënuar për faje politike prej Gjykatës së Popullit me 101 vjet burgim.

Shoku Komandant,

Jo për justifikim, as për t’u munduar të shfajësoj burrin tim, por për hir të së vërtetës, është e sigurt se burri im nuk ka qenë feudal, tregtar apo spekulator; ka jetuar përherë me djersën e ballit, duke punuar si nëpunës i vogël finance, e cila ka qenë e vetmja mbështetje ekonomike e familjes sonë.

Për aktin e fundit ishte viktimë e gënjeshtrave të klikës poshtëruese, që s’e lidhte asgjë me ta, edhe për sa u akuzua nuk ishte i vetëdijshëm, pse nuk ka qenë kurrë kundër interesave të masave punonjëse, mbasi edhe ai vetë si i tillë ka qenë i rrëmbyer nga regjimet e kaluara; për sa kreu, u pendua kur pa realitetin, sikundër provohet nga qëndrimi i tij në burg.

E braktisur nga gjithë bota, mbasi u ndava për tre vjet rresht për një punë çfarëdo qoftë, mjaft që të siguroj bukën thatë të fëmijëve, që përfundimisht gjeti urrejtjen dhe u përbuzra me përbuzje, jo si fajtore, që së fundi nuk jam përgjegjëse për çka ka kryer burri im.

Shoku Komandant,

E shkatërruar fizikisht dhe moralisht, e këputur e shtërnguar të ngre zërin tim tek Ju dhe të apeloj në ndërgjegjen tuaj komuniste për të m’u dhënë e drejta e jetesës si një grua me dy fëmijë të vegjël dhe një plakë 60-vjeçare, jo për tjetër veç për bukë, mbasi ngrysëm dhe gdhihem shumë në nevojë pa asnjë mundësi.

Regjimi i sotëm, i udhëhequr nga Partia e Lavdishme Komuniste, siguron bukën e gjithë shtetasve dhe sidomos të dy fëmijëve të vegjël që së fundi rriten për Ju. E bazuar në këtë të drejtë që më jep Statuti Themeltar i Republikës, lutem me lot në sy të më akordohet edhe mua e drejta e jetesës së bashku me fëmijët, kundrejt punës që do të më jepet, çfarëdo pune qoftë kjo, qoftë dhe shërbyese, mbasi prej sot e tutje nuk më mbetet asnjë mundësi jetese.

Mbetem me shpresë, Shoku Komandant, se sa sipër parashtrova ka për t’u marrë parasysh.

Tiranë, më 6.11.1948

Nurije Kostreci

Adresa:
Nurije Kostreci, banuese në Korçë
Lagjja Sima Trica
Rruga Stefan Koteli, nr. 2

Dokumenti i rrallë: letra e nënës së Uran Kostrecit për

Video

Kur në takim me kryetarin e PD thumbon mungesën e Oerd Bylykbashit…

Për t’i vënë kollaren Ramës, duhet që në protestë të jemi pa kollare

Ervin Salianji sfidon Sali Berishën. Në prill do të konkurrosh me veten doktor…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një supermarket në Caivano, pranë Napolit, ku një 45-vjeçar me origjinë nga Gana, në gjendje të dehur, tentoi të rrëmbente një fëmijë 5-vjeçar që ndodhej me nënën e tij. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët, burri iu afrua gruas duke i thënë se fëmija nuk ishte i saj dhe tentoi ta merrte në krahë. Nëna dhe një shoqe e saj ndërhynë menjëherë, ndërsa edhe një arkëtare e supermarketit u përfshi për të mbrojtur fëmijën. Pas momentit të tensionit, autori u largua nga vendi, por u identifikua dhe u arrestua më pas nga policia falë kamerave të sigurisë. Ai akuzohet për tentativë rrëmbimi dhe është dërguar në burg.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme