Bota 4 Tetor 2024, 07:32 Nga VNA

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Izraeli lëshon urdhra të tjerë evakuimi për banorët e Libanit

Ndaje në Whatsapp
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Izraeli lëshon urdhra të tjerë

Ushtria izraelite paralajmëroi banorët e më shumë se 20 qyteteve dhe fshatrave të Libanit jugor të enjten që të evakuojnë menjëherë shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen në veri, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën tokësore kundër Hezbollahut.

Zëdhënësi arab i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Avichay Adraee këshilloi banorët me një postim në platformën X, që të zhvendoseshin në veri të lumit Awali për të "shpëtuar jetët" e tyre. Ai paralajmëroi se çdo lëvizje drejt jugut do t'i vendoste ata në rrezik.

"Aktivitetet e Hezbollahut e detyrojnë IDF-në të veprojë kundër tij me forcë," shkruante ai, duke shtuar se IDF-ja do t'i njoftonte kur të ishte e sigurt të ktheheshin në shtëpi.

Adraee lëshoi gjithashtu një urdhër të ri evakuimi të enjten në mbrëmje vonë për banorët e lagjes Burj al-Barajneh në periferitë jugore të Bejrutit, duke thënë se ata ndodheshin pranë "objekteve dhe interesave të Hezbollahut".

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International tha se ishte e shqetësuar nga urdhrat e evakuimit, të cilat u janë dhënë njerëzve në më shumë se 70 qytete dhe fshatra gjatë tre ditëve të fundit. Banorët janë urdhëruar të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre, duke iu dhënë pak kohë për të mbledhur sendet e tyre.

“Duam të theksojmë se këto paralajmërime nuk parashikojnë një zonë të sigurt në Libanin jugor dhe nuk e çlirojnë ushtrinë izraelite nga detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar humanitar që të mos vërë në shënjestër civilët dhe të marrë të gjitha masat e mundshme për të minimizuar dëmin ndaj civilëve u tha gazetarëve Aya Majzoub, zëvendësdrejtoresha rajonale e Amnesty për Lindjen e Mesme, në një telefonatë nga Bejruti të enjten.

IDF-ja tha se ushtria është aktualisht e pranishme në jug "duke kryer bastisje për të frenuar dhe shkatërruar infrastrukturën terroriste të organizatës terroriste Hezbollah", thuhet në një deklaratë.

IDF-ja tha gjithashtu të enjten se avionët luftarakë izraelitë vranë komandantin e Hezbollahut Khader Al-Shahabiya në një sulm të mërkurën. Në deklaratë thuhet se Shahabiya ishte përgjegjës për sulmin me raketë të korrikut që goditi një fushë futbolli në qytetin Majdal Shams në Lartësitë Golan, duke vrarë 12 fëmijë.

IDF tha se forcat e saj ajrore kishin "goditur me saktësi" disa objekte të armëve të Hezbollahut; objektiva të zbulimit të Hezbollahut, përfshirë operativë; dhe infrastrukturë tjetër të grupit në zonën e Bejrutit të enjten.

Zyrtarët libanezë të shëndetësisë thanë të enjten se një sulm ajror izraelit goditi një ndërtesë apartamentesh gjatë natës në Bejrut, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur shtatë të tjerë. Ministria tha gjithashtu se dy persona u vranë dhe 14 u plagosën në sulmet izraelite në provincën Bekaa në Libanin lindor.

Ministri i Shëndetësisë i vendit tha të enjten se më shumë se 1,900 vetë janë vrarë që nga 8 tetori 2023, kur Hezbollahu lëshoi raketa në Izrael në mbështetje të Hamasit palestinez dhe Izraeli filloi të kundërpërgjigjet. Shumica dërrmuese ka vdekur në sulme ajrore dhe sulme të tjera që nga mesi i shtatorit./VOA

Video

Ku është eshtë parë ndonjëherë që opozita të bashkohet kundër qeverisë?! Merrni shembull nga Shqipëria

LDK shpalli fitoren në Prishtinë Përparim Rama i LDK, sipas kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku, ka fituar në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë me 51,5% të votave. Rama sipas Abdixhikut ka fituar ndaj kandidatit të VV Hajrullah Çeku. Abdixhiku tha se LDK ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme në këto zgjedhje lokale duke fituar pesë komuna. Përkrahësit kanë shkuar në selinë e LDK-së duke thirrur "Përparim ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke".

Presidenti sirian Ahmed Al-Shar’a dhe ministri i jashtëm Asaad Al-Shaibani luajnë basketboll me komandantin e Komandës Qendrore të SHBA-së, Brad Cooper, dhe gjeneralbrigadierin Kevin Lambert.

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Cërrikut, Amarildo Hoxha shfaqet në stadium si mjek i ekipit të Elbasanit ende pa u mbyllur procesi zgjedhor. Videocredits: Reporter.al

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme