Bota 3 October 2024, 16:58 Nga VNA

Izraeli vijon ofensivën në Bejrut, godet selinë e inteligjencës dhe komunikimit të Hezbollahut

Ndaje në Whatsapp
Izraeli vijon ofensivën në Bejrut, godet selinë e

Izraeli po vijon ofensivën për goditjen e bazave të grupit Hasbollah. Ushtria izraelite shprehet se avionët luftarakë izraelitë kanë goditur objektet e inteligjencës dhe komunikimit të Hezbollahut në kryeqytetin libanez Bejrut.

Sipas IDF objektivat përfshinin oficerë të inteligjencës, pajisjet e mbikëqyrjes, selinë dhe infrastrukturën tjetër.

Dëshmitarët raportuan të paktën tre shpërthime. Më herët, ushtria libaneze njoftoi se një ushtar u vra sot dhe një tjetër u plagos nga një sulm izraelit gjatë një operacioni të përbashkët shpëtimi në pjesën jugore të vendit me Kryqin e Kuq Libanez.

Ushtria dhe Kryqi i Kuq Libanez kryen një operacion shpëtimi në fshatin Taybeh dhe u shënjestruan nga një sulm izraelit, sipas një deklarate nga ushtria. Kryqi i Kuq Libanez konfirmoi nga ana e tij se katër nga shpëtimtarët e tij u plagosën.

Ndërkohë, Hezbollah tha sot se shpërtheu dy mjete për të kundërshtuar një përpjekje të re të forcave izraelite për të hyrë në Libanin jugor. “Organizata pro-iraniane aktivizoi pajisjet ndërsa forcat këmbësore të izraelit po përpiqeshin të depërtonin në qytetin Maroun al-Ras në Liban, afër kufirit”, sipas një deklarate nga Hezbollah.

Në një aksion tjetër, agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA raportoi se mbrojtja ajrore siriane ka kapur sot objektiva nga armiqtë mbi një zonë të hapur në perëndim të kryeqytetit Damask.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme